Jump to content

Stampa:Figura të shquara Kolonjare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Figura të shquara kolonjare

Papa Kristo Negovani
Papa Kristo Negovani
Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi patriot dhe klerik shqiptar.Papa Kristo Negovani është autor proze e poezie, si dhe tekstesh shkollore, përkthimesh e përrallash. Veprat e tij u botuan në revista të kohës, sidomos në Kalendari kombiar.
Fan Noli




Fan Noli
Theofan Stilian Noli (Fan Noli, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrështeti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar nga Perandoria Osmane. Noli ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare.

Jani Vreto




Jani Vreto
Jani Vreto (1822-1900) ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Kreu shkollën e “Zosimea“ të Janinës. Më 1854 u vendos në Stamboll. Që më 1864 mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin, Hoxha Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën etj. në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për botimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Dha ndihmesë për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit.

Petro Nini Luarasi



Petro Nini Luarasi
Petro Nini Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865në Luaras të Kolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nin Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit.

Parashqevi Qiriazi




Parashqevi Qiriazi
Parashqevi Qiriazi (1880-1970), e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, studioi në Robert College në Konstantinopojë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese. Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.