Steven Wilson
Steven Wilson | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Steven John Wilson |
Lindi | 3 nëntor 1967 (57 vjeç) Kingston upon Thames, Londër, Angli |
Prejardhja | Hemel Hempstead, Hertfordshire, Angli |
Zhanret | Progressive rock · progressive metal · ambient · alternative rock · drone · post-progressive · psychedelic rock |
Profesioni | Muzikant, producent |
Instrumenti | Vokal, kitarë, bas kitarë, piano, tastierë, mellotron, hammered dulcimer, flautë, banjo, sampler, organo, autoharp, programim |
Vitet aktive | 1983–prezent |
Labeli | Kscope, Caroline International |
Uebfaqja | stevenwilsonhq.com |
Steven John Wilson (i lindur më 3 nëntor 1967) është muzikant anglez, i asocuar më së shumti me zhanrin progressive rock. Aktualisht një solo artist, ai u bë i njohur si themeluesi, kitaristi kryesor, këngëtari dhe këngëshkruesi i grupit Porcupine Tree, dhe si anëtar i disa grupeve tjera.
Wilson është kompozitor, producent, inxhinier i zërit, kitarist dhe sintisajzerist i vetë-mësuar, i cili gjithashtu luan edhe në instrumente tjera sipas nevojës, si bas kitarë, autoharp, hammered dulcimer dhe flautë. Pavarësisht se është i lidhur kryesisht me muzikën prog, ndikimi dhe veprat e tij kanë përfshirë zhanre të ndryshme si psychedelia, pop, metal ekstrem, elektronikë dhe jazz, ndër të tjera, duke zhvendosur drejtimin e tij muzikor nëpër albumet e tij. Koncertet e tij përfshijnë zërim kuadrafonik dhe vizualizime komplekse. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë të tjerë si Opeth, King Crimson, Pendulum, Jethro Tull, XTC, Yes, Marillion, Tears for Fears, Roxy Music dhe Anathema.
Karriera frytdhënëse e Wilson që përfshin më shumë se 30 vjet është përcjellur nga brohoritja kritike. Çmimet e tij përfshijnë katër nominime për Grammy Award, dy me Porcupine Tree, një me grupin tjetër të tij Storm Corrosion, dhe një si solo artist. Në vitin 2015 ai fitoi tri çmime nga Progressive Music Awards në Londër për shërbimet e tij në këtë zhanër, ku ai u dekorua me titullin "mbreti i prog rock". Sidoqoftë, veprimtaria e tij kryesisht ka qëndruar larg rrymave qendrore të muzikës, duke bërë që publikimet e tilla si The Daily Telegraph ta përshkruajnë atë si "artisti më i suksesshëm britanik për të cilin ju nuk keni dëgjuar kurrë."
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Solo albumet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Insurgentes (2008)
- Grace for Drowning (2011)
- The Raven That Refused to Sing (And Other Stories) (2013)
- Hand. Cannot. Erase. (2015)
- To the Bone (2017)
- The Future Bites (2021)
- The Harmony Codex (2023)
- On the Sunday of Life... (1991)
- Up the Downstair (1993)
- The Sky Moves Sideways (1995)
- Signify (1996)
- Stupid Dream (1999)
- Lightbulb Sun (2000)
- In Absentia (2002)
- Deadwing (2005)
- Fear of a Blank Planet (2007)
- The Incident (2009)
- Closure/Continuation (2022)
- Articles with hCards
- Faqe duke përdorur Stampa:Infobox musical artist me parametër të panjohur
- Faqe duke përdorur infobox musical artist me akte të lidhura
- Prog muzikantë
- Rock muzikantë
- Metal muzikantë
- Kompozitorë anglezë
- Kitaristë
- Sintisajzeristë
- Lindje 1967
- Njerëz që jetojnë
- Autodidaktë
- Multi-instrumentalistë
- Producentë muzike