Sulejman Tihiq
Sulejman Tihiç (boshnjakisht: Sulejman Tihić, lindi më 26 nëntor 1951 në Bosanski Samac, Republika Popullore e Bosnjës dhe Hercegovinës, vdiq në vitin 2014) është politikan, anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, boshnjak nga Bosnja e Hercegovina.
Tihiçi ka diplomuar në departamentin e drejtësisë pranë Universitetit të Sarajevës. Nga viti 1975 deri më 1983 ai shërbeu si gjyqtar dhe prokuror publik në qytetin e tij të lindjes dhe më pas si avokat deri më 1992.
Gjatë luftës së viteve 1992-1995 në BiH, Tihiç u mbajt për rreth tre muaj në kampet burgje të drejtuara nga forcat serbe të Bosnjës në Bosanski Samac, Bërçko, Bijeljina, Batajnica dhe Sremska Mitrovica.
Nga viti 1994 deri më 1996, Tihiçi shërbeu si kreu i departamentit konsullor në ambasadën e BeH-së në Gjermani. Më pas, ai punoi deri më 1999 si këshilltar i Ministrit të Jashtëm të BeH-së mbi çështjet konsullore.
Tihiçi ishte anëtar i parlamentit të Republikës Sërbska nga 1996 deri më 2002, duke shërbyer gjatë dy viteve të fundit si zëvendëskryetar i tij. Më 2001, Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH e emëroi atë si anëtar të komitetit parlamentar mbi çështjet kushtetuese.