Shko te përmbajtja

Të drejtat LGBT në Poloni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Polonisë, Europë

Aktiviteti seksual midis çifteve brenda së njëjtës gjini në Poloni është i legalizuar. Ky ligj u kodifikua në vitin 1932.[1][2] Polonia është një ndër vendet e pakta që nuk i ndalon meshkujt gej ose biseksualë të dhurojnë gjak.

Shumë parti politike të krahut të majtë i mbështesin të drejtat e komunitetit LGBT dhe kërkojnë ndryshimet e nevojshme në legjislacion për këto të drejta. Mbështetjen për kauzën e LGBT e kanë ofruar edhe disa politikanë nga partia liberaliste Civic Platform (Platforma Obywatelska).

Në legjislacionin polak nuk ka ekzistuar asnjëherë një ligj kundër homoseksualitetit (përjashto ligjin për prostitucionin e homoseksualëve në periudhën 1932-1969).

Përgjatë periudhës së copëzimit të Polonisë (1795-1918) ligje që e ndalonin homoseksualitetin imponoheshin nga pushtuesit. Homoseksualiteti u njoh me ligj në vitin 1932 me prezantimin e Kodit Penal të ri.Prostitucioni i ushtruar nga homoseksualët u legalizua në 1969.

Homoseksualiteti u hoq nga lista e sëmundjeve në vitin 1991. Pranimi i personave LGBT në shoqërinë polake u rrit përgjatë viteve 1990 dhe fillimet e 2000, kryesisht midis të rinjve dhe personave që jetonin në qytete të mëdha sikurse janë Varshava dhe Krakow. “Skena LGBT” ekziston përgjatë zonave urbane në Poloni me klube dhe bare që janë miqësore ndaj këtij komuniteti. Gjithashtu ekziston një numër organizatash që lobojnë për të drejtat LGBT, ndër të cilat dy organizatat më të mëdha janë “Campaign Against Homophobia” dhe “Lambda Warszawa”.

Në 11 tetor 2011, Polonia emëroi parlamentarin e parë publikisht gej Robert Biedron, si edhe deputeten e parë transgjinore, Anna Grodzka. Në 2014 Biedroń u emërua si kryetare bashkiake në Slupsk (4).

Zhvillimet e mëvonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2013 parlamenti polak votoi kundër 5 projektligjeve të propozuar që mbështesnin partnershipet civile për të dyja çiftet homo dhe heteroseksuale. Gjykata e Lartë më vonë deklaroi se projektligjet e propozuara nga “Aleanca e majtë e Demokratëve”, “Palikot’s Movement” dhe “Civic Platform” ishin të gjitha jo-kushtetuese, teksa neni 18 i Kushtetutës mbron martesën midis një burri dhe një gruaje.

Në dhjetor 2014 parlamenti polak refuzoi të merrte në shqyrtim projektligjin për partnershipet civile të propozuar nga “Your Movement”, me rreth 235 vota të deputetëve kundër seancës parlamentare për projektligjin, ndërsa 185 deputetë ishin në favor të diskutimit të projektligjit.

Në maj 2015, parlamenti refuzoi sërish ta trajtonte këtë çështje, me rreth 215 parlamentarë kundër diskutimit të projektligjit, dhe vetëm 146 në favor të tij. Kryeministrja Ewa Kopacz u shpreh se partnershipet civile mbeten një çështje për tu shqyrtuar nga parlamenti i ardhshëm.

Një projektligj për regjistrimin e partnershipeve civile u propozua në 12 shkurt 2018 nga Partia Moderniste.[3][4][5]

Nuk ekziston një njohje ligjore e çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Në Kushtetutë martesat brenda së njëjtës gjini janë të ndaluara. Neni 18 i Kushtetutës së Republikës polake e përkufizon martesën si kurorëzim të lidhjes vetëm ndërmjet një burri dhe një gruaje.[6]

Në fund të 2003 senatorja polake Maria Szyszkowska propozoi miratimin e bashkimit civil për çiftet brenda së njëjtës gjini, të ngjashëm me paketën ligjore në Francë të quajtur (PACS). Në 3 dhjetor 2004 Senati (Dhoma e lartë në parlamentin polak) miratoi projektligjin për bashkimin civil. Gjithsesi projektligji u shfuqizua duke humbur efektshmërinë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2005.

Në 23 shkurt 2007 verdikti nga Gjykata e Apelit vendosi në Bialystok njohjen e bashkëjetesave të çifteve brenda së njëjtës gjini. Në 6 dhjetor 2007 ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme në Varshavë[7][8]

Në fund të 2010, Gjykata në Złotów vendosi se në rast se largohet nga jeta njëri nga partnerët në një çift brenda gjinisë së njëjtë, atëhere partneri tjetër trashëgon shtëpinë. Komuna e Zlotow apeloi kundër vendimit, por Gjykata e hodhi poshtë apelin. Ndaj vendimi në Gjykatën e Zlotow hyri në fuqi.[9]

Kundërshtitë më të mëdha ndaj martesave brenda së njëjtës gjini ose bashkëjetesave civile vjen nga institucioni i Kishës Katolike Romake, e cila influencon politikisht, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në shtet.[10] Kisha gëzon gjithashtu prestigj social. (25) Kisha e kosndieron homoseksualitetin si devijim. Popullsia në Poloni është në 95% të saj katolike, ndër ta 54% praktikante e rregullt e riteve fetare.[11]


Bashkëjetesat civile të paregjistruara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Poloni nuk ekzistojnë ligje specifike për regjistrimin në bashkimin civil të çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Në legjislacion ofrohen vetëm disa dispozita ligjore që njohin disa të drejta specifike për çiftet homoseksuale të pamartuara. Në dispozitën ligjore me numër art. 115(11) kodeku karnego të Kodit Penal përfshihet përkufizimi i partnerit të afërt intim, ku nënkuptohen raportet të paformalizuara.

Mbrojtja ligjore nga diskriminimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligjet kundër diskriminimit u bënë pjesë të Kodit të Punës në 2003. Kushtetuta polake garanton barazi përpara ligjit dhe ndalon diskriminimin të bazuar në motive të ndryshme.Propozimi për të përfshirë në Kushtetutë dhe orientimin seksual në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi u refuzua në vitin 1995, pas kundërshtive të ashpra nga Kisha Katolike.[12]

Në 2007 Ligji për Mbrotjen nga Diskriminimi ishte në përgatitje e sipër nga Ministria e Punës. Ky ligj do të ndalonte diskriminimin bazuar në motive të ndryshme, duke përfshirë orientimin seksual, jo vetëm në punë dhe punësim, por edhe në sigurinë dhe mbrotjen sociale, shëndetësi, edukim por në aksesin drejt të mirave publike aplikohet vetëm Ligji i Mbrotjes nga Diskriminimi me bazë etninë dhe racën.[13] Në 1 janar 2011, një ligj i ri për trajtimin e barabartë të individë ka hyrë në fuqi. Ky ligj ndalon vetëm diskriminimin me bazë orientimin seksual në punësim.[14] Në shtator 2015 shoqata Amnesty International arriti në konkluzionin se komuniteti LGBTI në Poloni përballet me diskriminim të gjerë përgjatë gjithë vendit. Në raportin e shoqatës thuhet se paketa ligjore në Poloni ka dështuar në mbrotjen e personave LGBTI si dhe minoriteteve të tjera prej krimeve të urrejtjes.

Shërbimi ushtarak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lezbiket, gejtë dhe biseksualët nuk përjashtohen prej shërbimit ushtarak. Në forcat e armatosura polake ekziston një rregull i pashkruar (“Dont ask dont tell”) “Mos pyet mos u përgjigj”.[15]

Polonia nuk e ka zbatuar lidhjen ose njohjen e bashkimeve të të njëjtit seks, megjithëse është e detyruar ta bëjë këtë nga vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut:

  • Andersen kundër Polonisë (2025)[16] në lidhje me çështjen e regjistrimit të aktit të martesës të lidhur jashtë vendit dhe vështirësive praktike që lidhen me mungesën e njohjes (nevoja për t'iu drejtuar gjykatave vendase për mbrojtjen e nevojave të zakonshme të çiftit, lënia në një vakum ligjor dhe detyrimi për të ndryshuar sjelljen dhe për të gjetur një mënyrë alternative për të marrë mbrojtje ligjore dhe njohje për marrëdhënien e tyre) që ndikojnë tek një person që nuk banon në Poloni[17],
  • Formela kundër Polonisë (2024)[18] në lidhje me detyrimin e shtetit për të siguruar që paditësit të kenë një kornizë ligjore specifike që siguron njohjen dhe mbrojtjen e marrëdhënieve të tyre[19],
  • Przybyszewska dhe të Tjerë kundër Polonisë (2023)[20] në lidhje me njohjen e partneriteteve civile në Poloni, e ngjashme me Oliari kundër Italisë dhe Fedotova kundër Rusisë, por që ka të bëjë me Poloninë,
  • Szypuła dhe të Tjerë kundër Polonisë (2025)[21] në lidhje me refuzimin për t'u lëshuar paditësve certifikata që vërtetojnë mungesën e rrethanave që përjashtojnë lidhjen e martesës jashtë vendit[22].

Gjykata nxori gjithashtu një vendim në vitin 2025 në çështjen Gruszczyński-Ręgowski dhe të Tjerë kundër Polonisë, në të cilën Tribunali vendosi t'i fshijë ankesat nga lista e çështjeve në shqyrtim në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Konventës për shkak të deklaratave të njëanshme të Qeverisë për pranimin e shkeljes së nenit 8 të Konventës dhe deklaratës për pagesën ndaj paditësve Barabasz dhe Kowalska të shumës prej 2000 euro si rimbursim i kostove të procedurës.[23].

Në aktgjykimin e datës 25 nëntor 2025, GJED vendosi, duke cituar gjithashtu vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, se "një shtet anëtar e ka për detyrë të njohë martesën e dy qytetarëve të Bashkimit të të njëjtit seks të lidhur ligjërisht në një shtet tjetër anëtar, në të cilin ata kanë ushtruar lirinë e tyre të lëvizjes dhe qëndrimit"[24].

  1. "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2010. Marrë më 2010-07-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 2011-07-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. The Oxford companion to politics of ... - Google Books. Google. Marrë më 20 janar 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Nowoczesna z projektem ustawy o związkach partnerskich". www.poznan.onet.pl (në polonisht). Marrë më 2018-02-16.
  4. "Projekt ustawy – przepisy wprowadzające ustawę o związkach partnerskich". www.nowoczesna.org (në polonisht). Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2018. Marrë më 2018-02-16.
  5. "Projekt ustawy o związkach partnerskich". www.nowoczesna.org (në polonisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2018. Marrë më 2018-02-16.
  6. "The Constitution of the Republic of Poland". Sejm. 2 prill 1997. Marrë më 10 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Dziennik III RP: Nie ma wspólności, jest bezpodstawne wzbogacenie" (në polonisht). Dziennik3rp.blogspot.com. Marrë më 20 janar 2011.
  8. "Związek homoseksualny to nawet nie konkubinat" (në polonisht). rp.pl. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 20 janar 2011.
  9. "Wyborcza.pl". Marrë më 23 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Poland :: Religion". Encyclopædia Britannica. Marrë më 18 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. Boguszewski, Rafał (prill 2012). "ZMIANY W ZAKRESIE WIARY I RELIGIJNOŚCI POLAKÓW PO ŚMIERCI JANA PAWŁA II" (PDF) (në polonisht). CBOS. fq. 5. Marrë më 9 korrik 2014.
  12. "Paweł Leszkowicz Wokół ratusza, czyli sztuka homoseksualna w polskiej przestrzeni publicznej" (në polonisht). Nts.uni.wroc.pl. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 20 janar 2011.
  13. "Draft Law on Equal Treatment 2007" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 tetor 2008. Marrë më 20 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Non-Discrimination Law: Poland Country Report 2010 Arkivuar 9 maj 2012 tek Wayback Machine>
  15. Sikora, Kamil. "Homoseksualizm w wojsku – największe tabu polskiej armii". Na Temat (në polonisht). Na Temat. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2021. Marrë më 18 gusht 2014.
  16. "ÇËSHTJA ANDERSEN kundër POLONISË". Marrë më 2025-11-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Aktgjykimi në çështjen Andersen kundër Polonisë (ankesa nr. 53662/20)". Marrë më 2025-11-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. "CASE OF FORMELA AND OTHERS v. POLAND". Marrë më 2024-09-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. "Aktgjykimi më i fundit i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut". Marrë më 2025-11-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. "CASE OF PRZYBYSZEWSKA AND OTHERS v. POLAND". Marrë më 2024-09-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. "ÇËSHTJA SZYPUŁA DHE TË TJERË kundër POLONISË" (në anglisht). Marrë më 2025-11-28.
  22. "Aktgjykimi në çështjen Szypuła dhe të Tjerë kundër Polonisë (ankesa nr. 78030/14)". Marrë më 2025-11-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. "Vendim në çështjen Gruszczyński-Ręgowski dhe të Tjerë kundër Polonisë (ankesa nr. 5059/22)" (në polonisht). Marrë më 2025-11-28.
  24. Paulina Nodzynska (2025-11-25). "Aktgjykim historik i GJED: Polonia e ka për detyrë të njohë martesën e të njëjtit seks të lidhur ligjërisht në një vend tjetër të BE-së". wyborcza.pl. Marrë më 2025-11-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)