Jump to content

Të fshehtat e treguara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Të fshehtat e treguara
AutorRexhep Qosja
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
BotoiToena
ISBNISBN 9928277958

Të fshehtat e treguara është roman i pestë i shkrimtarit Rexhep Qosja, botuar në vitin 2020.[1] Të fshehtat e treguara është romani i parë omnibus në letërsinë shqipe.[2]

Autori e quan roman omnibus, për faktin se nuk do të jetë aspak një roman i prozës së pastër, nën këtë emërtim shkon edhe më tej duke paralajmëruar se do të lexojmë dokumente reale dhe imagjinare, do të paraqiten personazhe nga jeta reale me emra të vërtetë e me emra të koduar. Romani bën fjalë për jetën e një familjeje ordinere e cila ballafaqohet me sëmundjen progresive të gruas, Havasë. Fabula është lineare duke paraqitur sëmundjen që nga shenjat fillestare, dyshimet deri te diagnostikimi me Alzheimer. Shëndeti i Havasë rrënohet me ritme të shpejta, së bashku edhe me mirëqenien e familjes. E tërë kjo zhvillohet në formë dialogu, me protagonistët kryesorë, Bardhin dhe Havanë dhe plot personazhe tjera në varësi të situatave.[2]

  • Të fshehtat e treguara: roman omnibus me dokumente reale dhe imagjinare, Botimet Toena, Tiranë, 2020, ISB 9928277958
  1. ^ https://www.kultplus.com/libri/rexhep-qosja-publikon-romanin-te-fshehtat-e-treguara/
  2. ^ a b Ardona Bullatovci (11 gusht 2020). "DUKE NDJEKUR HAPAT E POSTMODERNIZMIT, RECENSION PËR ROMANIN E RI TË QOSJES". Observer Kult. Marrë më 22 nëntor 2020.