Takimet e poeteshave në Vushtrri
Takimet e poeteshave në Vushtrri është një manifestim letrar (poetik) i përvitshëm i vajzave dhe grave krijuese që mbahet në qytetin e Vushtrrisë nën patronatin e Komunës së Vushtrrisë.[1][2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manifestimi i cili tani mban emrin Festivali i poezisë "Takimet e Poeteshave Shqiptare" ka një traditë relativisht të gjatë. Takimet kanë filluar të mbahen për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars të vitit 1979. Në kuadër të këtij manifestimi janë mbajtur edhe tribunat letrare dhe diskutime për letërsinë dhe është dhënë çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në manifestim. Takimet janë mbajtur në vazhdimësi, me qëllim të nxitjes së krijimtarisë letrare të femrave kosovare dhe të afirmimit të femrave poete. Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), kjo veprimtari zyrtarisht mori emrin të cilin e mban edhe sot, Festivali i poezisë "Takimet e Poeteshave Shqiptare" dhe në kuadër të tij shpallet konkursi për poezi të femrave poete nga mbarë hapësira shqiptare dhe diaspora. [1]
Në zhvillimin dhe përparimin e këtij festivali letrar ka dhënë një kontribut të madh edhe Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe shkrimtarët e saj, mes të cilëve duhet përmendur shkrimtarët: Tahir Desku, Hida Halimi, Osman Gashi, Naime Beqiraj, Naxhie Buqinca, Rrahman Paqarizi, Dr. Emin Kabashi, Ass. Myrvete Dreshaj - Baliu, Miradije Ramiqi, pastaj pas lufte Meri Lalaj nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve etj. [3][4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1640. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://ekonomiaonline.com/arte/vushtrria-mirepret-takimet-e-poeteshave-shqiptare-fituese-e-edicionit-te-40-te-jubilar-eshte-kaltrina-uka/
- ^ Grup autorësh (2003). Vushtrria - Viciana me rrethinë. Prishtinë: KK Vushtrri. fq. 500 - 501.
- ^ https://vushtrriaonline.net/2022/11/kaltrine-ukaj-fituese-e-cmimit-te-pare-per-kete-edicion-te-festivalit-takimet-e-poeteshave-shqiptare/