Tempulli Thajumanasvami në fortesën shkëmbore
10°49′43″N 78°41′49″E / 10.82861°N 78.69694°E Tempulli Thayumanavar ose Thayumanaswami është një tempull hindu i vendosur në kompleksin e Fortesës shkëmbore në qytetin e Tiruchirappallit në shtetin indian Tamil Nadu. Tempulli gjendet pranë bazës së Fortesës shkëmbore dhe u ndërtua nga mbreti Pallava, Mahendravarmani I në shekullin e VI të e.s.. Në këtë tempull Shiva adhurohet në formën e Thayumanavarit dhe është i paraqitur nga lingami ndërsa bashkëshortja e tij Parvati është paraqitur si Mattuvar Kuzhalammai. Perëndia kryesuese është lartësuar në veprën kanonike tamile shaivite të shekullit të VII, Tevarami, i shkruar nga poetët e shenjtë tamilë të njohur si nayanarë dhe për rrjedhojë tempulli klasifikohet si Paadal Petra Sthalam. Sipas legjendave hindu, një grua shtatzanë e quajtur Rathnavathi ishte një besimtare e flaktë e Shivës dhe ai mbërriti në formën e nënës së saj për të pritur lindjen e saj. Në këtë mënyrë perëndia është quajtur Thayumanasway, ai që veproi si nënë. Fortesa shkëmbore është një fortesë që qëndron në majë të një shkëmbi 83 metra të lartë, që konsiston në një grupi prej shkëmbinjsh monolitikë që bujtin shumë tempuj shpellorë të skalitur në shkëmb. Fillimisht të ndërtuar nga Dinastia Pallava, më vonë u rikonstruktuan dhe rimodeluan nga Madurai Nayakët dhe sunduesit Vijayanagara. Kompleksi kryesor në tempull besohet se u ndërtua gjatë shekullit të VIII nga Perandoria Pandya. Tempulli ka gjashtë rituale të përditshëm nga ora 5:30 e mëngjesit deri në orën 10 të darkës dhe dymbëdhjetë festa vjetore në kalendarin e tij. Festa Chittirai gjatë muajit tamil të Chittirait (prill - maj) zhvillohet për pesëmbëdhjetë ditë, duke portretizuar ngjarjet e ndryshme të lidhura me legjendën e tempullit. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahje së Besimit Hindu i Qeverisë së Tamil Nadusë.
Legjenda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas mitologjisë hindu, një grua shtatzanë e quajtur Rathnavathi ishte një besimtare e zjarrtë e Shivës. Ndërsa i afrohej lindjes, ai i kërkoi nënës së saj të vinte te ajo. Mamaja e saj nuk mundi të vinte për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Cauvery. Duke u afruar koha e lindjes, Rathnavathi iu lut Shivës, që, i prekur nga përkushtimi i Rathnavathit, mori formën e mamasë së saj dhe e ndihmoi me lindjen e saj të lehtë. Pas lindjes, Shiva u zhduk dhe mbërriti nëna e Rathnavathit që ishte me vonesë. Familja mësoi se ishte Shiva që priti lindjen. Në këtë mënyrë, Shiva në tempull u bë i njohur si Thayumanaswamy, që do të thotë Zoti që mund të veproi si një nënë. Tempulli e mori emrin nga epiteti i hyjnisë kryesore, Thayumanaswamy.[1][2] Sipas mitologjisë hindu, qyteti i Tiruchirappallit e ka marrë emrin e tij nga legjenda e lidhur me Tempullin Thayumanaswamy. Demoni asura me tre koka Trishira, që meditonte mbi Thayumanavar pranë qytetit të sotëm për të marr përkrahjen e zotit.[3] Një etimologji alternative, e pa pranuar në mënyrë të përgjithshme,[3] është se burimi i emrit të qytetit është fjala sanskrite "Trishirapuram"—Trishira, që do të thotë "tre-kokësh" dhe palli ose puram që do të thotë "qytet".[3][4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tiruchirappalli ishte pjesë e mbretërisë Chola dhe bujtëte një numër tempujsh dhe fortesash të skalitura mjeshtërisht, qendra e të cilit është Tempulli i Fortesës shkëmbore.[5] Tempulli është ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian;[6] Tempujt shpellorë të skalitur në shkëmb të Fortesës shkëmbore, bashkë me Portikun dhe Tempullin Erumbeeswarar, janë listuar si monumente të rëndësisë kombëtare nga Archaeological Survey of India (ASI).[7] Fortesa shkëmbore është një fortesë që qëndron në majë të shkëmbit 83 metra të lartë.[8] Ai konsiston në një grup shkëmbinjsh monolitikë që bujtin shumë tempuj shpellorë të skalitur në shkëmb. Fillimisht të ndërtuar nga Dinastia Pallava, ata më vonë u rikonstruktuan dhe modeluan nga Dinastia Madurai Nayak dhe sunduesi Vijayanagara.[9] Kompleksi kryesor në tempull mendohet se u ndërtua gjatë shekullit të VIII nga Perandoria Pandyane.[10]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi tempullor ka tre faltore, dy prej të cilave i janë kushtuar Ganeshës, njëra në fund dhe Tempulli Ucchi Pillayar në majë, ndërsa Tempulli Thayumanavar midis tyre. Tempulli Thayumanavar, më i madhi prej të treve, bujt një faltore për hyjneshën Amman ashtu si dhe hyjninë kryesore. Fortesa shkëmbore është e dukshme pothuajse në çdo pjesë të veriut të qytetit.[9] Teppakulami në fundin e Fortesës shkëmbore është i rrethuar nga pazare.[11] Ai ka një mandapë në qendrën e tij dhe ka mundëson shërbimin e lundrimit me varkë. Të gjitha festat e pluskimit të lidhura me tempullin zhvillohen në depozitën e tempullit.[12] Tempulli gjendet në mes të rrugës së Fortesës shkëmbore. Tempulli ka strukturë të mbajtur nga kolonat dhe faltorja qendrore e Thayumanaswamyt është e vendosur një nivel mbi gjysmën e poshtme që bujt faltoren e Mattuvar Kuzhalammait. Niveli i poshtëm bujt edhe niket e Vinayagarit, Arumugarit, Navagrahas dhe Veerabadraswamit. Muret përreth faltores qendrore bujtin imazhin e Dakshinamurthyt, Somaskandarit, Natarajarit, Suryas, Brahmas dhe Durgas.[10]
Adhurimi dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si tempujt e tjerë të Shivës në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Shaivite, që është një nënkastë brahmine. Ritualet e tempullit kryehen gjashtë herë në ditë; Ushathkalami në orën 5:30 të agimit, Kalasanthi në orën 8:00 të mëngjesit, Uchikalami në orën 10:00 po të mëngjesit, Sayarakshai në orën 6:00 të pasdites, Irandamkalami në orën 8:00 po të pasdites dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. Çdo ritaul përfshin tre faza: abhisheka (banja e shenjtë), alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenervëve) si për Thayumanaswamin ashtu dhe për Mattuvar Kuzhal Ammanin. Adhurimi kryhet mes muzikës që luhet nagaswaram (instrument frymor) dhe tavil (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga vedat dhe adhuruesit përkulen përpara imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen rituale javore si somavarami dhe sukravarami, rituale dy-javore si pradosha dhe festa mujore si amavasai (dita e hënës së re), kiruthigai, pournami (dita e hënës së plotë) dhe sathurthi.[13]
Tempulli zhvillon një dyzinë festash përgjatë vitit. Festa e Chittirait gjatë muajit tamil të Chittirait (prill - maj) zhvillohet për pesëmbëdhjetë ditë, duke portretizuar ngjarje të ndryshme të lidhura me legjendat e tempullit. Festa e karros zhvillohet gjatë ditës së nëntë, kur perënditë procesionale të Thayumanswamyt dhe Mattuvar Kuzhalammait merren në karro të veçanta përreth tempullit në rrugën NSB, rrugën Nandikovil, rrugët Andar në veri dhe lindje si dhe Malaivasal.[14] Festa e Karthigait zhvillohet gjatë muajit tamil të Karthikait, midis nëntorit dhe dhjetorit, duke përfunduar me celebrimin e Karthikai Deepamit. Gjatë Deepamit, në majë të kodrave Malaikottai ndizet një fener i stërmadh në një kazan që përmban tre tonë gi. Për të celebruar festën, hyjnia festive e Thayumanaswamit qarkullon në mënyrë rituale përreth malit.[15] Çdo hënë të plotë, dhjetra mijëra pelegrinë adhurojnë Thayumanaswamin duke qarkulluar në mënyrë rituale përreth kodrës së Tiruchirappallit të zbathur. Qarkullimi ritual mbulon të gjithë perimetrin përreth kodrës dhe referohet si Girivalami. Në ditën e përvjetorit të Chitra Pournamit, hëna e plotë e kalendarit tamil, qindra mijëra pelegrinë vijnë nga e gjithë bota për të adhuruar Thayumanaswamin.[13]
Shenjtët dhe përmendja në shkrime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tirugnana Sambandari, një shenjt poet tamil i shekullit të VII, e lartëson Thayumanavarin në njëmbëdhjetë vargje te Tevarami, të hartuar si Tirumurai i parë.[16][17] Appari, një bashkëkohës i Sambandarit, e lartëson po ashtu në 10 vargje të Tevaramit Thayumanavarin, të hartuar si Tirumurai i pestë.[18][19] Duke qenë se tempulli lartësohet në vargjet e Tevaramit, ai është klasifikuar si Paadal Petra Sthalam, një prej 276 tempujt që përmenden në kanonin shaivit.[1] Muthukumaraswamy në tempull është lartësuar te Tirupugazhi, hymnet e Arunagirinatharit, një shenjt i shekullit të XV.[13] Thayumanavari (1705–1742), një shenjt shaivit Siddantha e ka lavdëruar hyjninë kryesore në vargjet e tij.[20][21] Në rrugën jugore të Fortesës shkëmbore ndodhet një i marr i emërtuar sipas shenjtit, që celebron përvjetorin e tij të lindjes.[22]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Ucchi Pillayar në fortesën shkëmbore
- Fortesa shkëmbore e Tiruchirappallit
- Tiruchirappalli
- Arkitektura Dravidiane
- Arkitektura Pallava
- Tempulli hindu
- Koili
- Lista e tempujve të Shivës në Tamil Nadu
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "The Temple on the Rock". Arulmigu Thayumanaver Swamy Thirukovil, Hindu Religious and Endowment Board of the Government of Tamil Nadu. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2014. Marrë më 1 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ M.K.V. Narayan: Flipside of Hindu Symbolism: Sociological and Scientific Linkages in Hinduism; 2007, fq. 73
- ^ a b c Frederick Ricketts Hemingway: Madras District Gazetteers: Trichinopoly; volumi 1, 1907 fq. 2
- ^ Sir Henry Yule & Arthur Coke Burnell: Hobson-Jobson: A glossary of colloquial Anglo-Indian words and phrases; kapitulli Trichinopoly; 1903, fq. 938
- ^ "Poetry in stone". The Hindu. 22 prill 2001. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2013. Marrë më 6 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Oppi Untracht: Traditional Jewelry of India; 1997, fq. 389
- ^ "Alphabetical List of Monuments – Tamil Nadu". Archaeological Survey of India. Marrë më 3 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T. Sundararaj: A Historical Sketch of Trichinopoly Rock Fort; volumi 59; 1981, fq. 119
- ^ a b Rajendran, Nuvena (14 nëntor 2013). "Trichy, rich in heritage and history". The Times of India. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 3 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Stephen Knapp: Spiritual India Handbook; 2009, fq. 359
- ^ P. de Bruyn, N. Venkatraman & K. Bain: Frommer's India; 2006, fq. 243
- ^ Ganesan, S. (10 mars 2005). "Crocodile in Rockfort temple tank keeps visitors away". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2005. Marrë më 3 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Sri Thayumanava Swami temple". Dinamalar. Marrë më 1 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Devotees throng Rockfort Temple". The Hindu. Tiruchi. 11 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2007. Marrë më 1 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Thousands witness Karthigai deepam at Rockfort temple". The Hindu. Tiruchi. 18 nëntor 2013. Marrë më 1 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Muthalam Thirumurai Translation". Thevaaram.org. 2012. Marrë më 6 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tirugnanasambadar (2004). Muthal Thirumurai (PDF). Project Madurai. fq. 110–1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aintham Thirumurai Translation". Thevaaram.org. 2012. Marrë më 6 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Thirunavukkarasar (2004). Aintham Thirumurai (PDF). Project Madurai. fq. 46–7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mohan Lal: Encyclopaedia of Indian Literature: sasay to zorgot; 1992, fq. 4326
- ^ M. S. Purnalingam Pillai: A Primer of Tamil Literature; 1904, fq. 172
- ^ M. S. Purnalingam Pillai: Tamil Literature; 1994, fq. 306
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- de Bruyn, Pippa de; Venkatraman, Niloufer; Bain, Keith (2006). Frommer's India. John Wiley & Sons. ISBN 978-0-471-79434-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hemingway, Frederick Ricketts (1907). Madras District Gazetteers: Trichinopoly. Vëll. 1. Government Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Knapp, Stephen (2009). Spiritual India Handbook. Jaico Publishing House. ISBN 9788184950243.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lal, Mohan (1992). Encyclopaedia of Indian Literature: sasay to zorgot. Sahitya Akademi. ISBN 9788126012213.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Narayan, M.K.V. (2007). Flipside of Hindu Symbolism: Sociological and Scientific Linkages in Hinduism. Fultus Corporation. ISBN 9781596821170.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pillai, M. S. Purnalingam (1904). A Primer of Tamil Literature. Madras: Ananda Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pillai, M. S. Purnalingam (1994). Tamil Literature. Asian Educational Services. fq. 115. ISBN 978-81-206-0955-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sundararaj, T. (1981). "A Historical Sketch of Trichinopoly Rock Fort". Journal of Indian History. Dept. of Modern Indian History. 59.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Thirunavukkarasar (2004). Aintham Thirumurai (PDF). Project Madurai. fq. 46–7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tirugnanasambadar (2004). Muthal Thirumurai (PDF). Project Madurai. fq. 110–1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Untracht, Oppi (1997). Traditional Jewelry of India. Harry N. Abrams, Inc. ISBN 978-0-8109-3886-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Yule, Sir Henry; Burnell, Arthur Coke (1903). "Trichinopoly". Hobson-Jobson: A glossary of colloquial Anglo-Indian words and phrases. J. Murray.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - Tourist Guide to Tamil Nadu. Sura Books. ISBN 81-7478-177-3, ISBN 978-81-7478-177-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)