Jump to content

Arsimi terciar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tertiary education)
Studentët duke ndjekur një ligjëratë në një institucion të arsimit terciar: Universiteti i Teknologjisë në Helsinki

Arsimi terciar i njohur gjithashtu edhe si arsimi i nivelit të tretë, i shkallës së tretë ose arsimi pas arsimit sekondar (të mesëm), është niveli arsimor që fillon pas përfundimit të një shkolle që ofron një arsim të mesëm. Për shembull, në përkufizimin e Bankës Botërore në kuadër të arsimit terciar përfshihen universitetet, shkollat profesionale dhe kolegjet. [1] Përderisa arsimi i lartë përfshinë studimet universitare dhe studimet pasuniversitar, arsimi profesional përtej arsimit të mesëm është i njohur si arsimim i mëtutjeshëmMbretërinë e Bashkuar, apo arsim i vazhdueshëmShtetet e Bashkuara.

Arsimi terciar në përgjithësi zakonisht përfundon me marrjen e çertifikatave, diplomave ose gradave akademike .

UNESCO ka deklaruar se arsimi terciar përqendrohet në përpjekjet e të nxënit në fusha të specializuara. Ai përfshin arsimin akademik dhe arsimin e lartë profesional. [2]

Bankës Botërore në Raportin e Zhvillimit Botëror të vitit 2019 për të ardhmen e punës [3] argumenton se duke pasur parasysh të ardhmen e punës dhe rritjen e rolit të teknologjisë në zinxhirët e vlerave, arsimi terciar bëhet edhe më i rëndësishëm për punëtorët në konkurrencën e tregut të punës.

  1. ^ "Tertiary Education". World Bank (në anglisht). Marrë më 2017-12-09.
  2. ^ "Tertiary education (ISCED levels 5 to 8)". uis.unesco.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2020. Marrë më 2018-07-02.
  3. ^ World Bank World Development Report 2019: The Changing Nature of Work.