Tilacini
Tilacini | |
---|---|
Tilacini në Washington D.C. 1906 | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Infraklasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | T. cynocephalus
|
Emri binomial | |
Thylacinus cynocephalus (Harris, 1808)
| |
Sinonimet | |
|
Tilacini (Thylacinus cynocephalus) është marsupial i njohur mishngrënës. Kjo kafshë është e njohur gjithashtu si tigri i Tazmanisë (për shkak të vijave mbrapa) gjithashtu edhe si ujku i Tazmanisë. Kjo kafshë jetonte kryesisht në Australi, Tazmani dhe Guine të Re, mendohet se kjo kafshë u zhduk në shekullin 20. Të vetmet mostra që dëshmojnë ekzistencën e tij janë fosilet e gjetura nga Mioceni (kalendar epokal i Tokës). Kjo kafshë u zdhuk kohë më parë në Australi atëherë kur u vizitua nga britanikët. Mirëpo ai arriti të mbijetojë në ishullin e Tazmanisë duke jetuar gjithashtu me djallin e Tazmanisë të cilët ngjanin mjaft. Mirëpo gjuetia intensive e aplikuar nga njerëzit kundër kësaj kafshe çoi edhe në zhdukjen e kësaj specie, mirëpo autoritetet thonë se Tilacinët mund ti ketë vrarë edhe ndonjë lloj i ndonjë sëmundjeje. Fjala "zhdukur" gjithashtu nuk është e sigurtë sepse nuk është asgjë zyrtare dhe mendohet se ekziston një i tillë në Tazmani.
Kjo kafshë ishte adhuruese e "jetës së natës", pasi gjuetinë dhe aktivitetet e përditshme Tilacini i kryente natën. Për nga fizionomia kjo kafshë është pak e çuditshme ajo ka kokën e qenit, veshët e ujkut, trupin e maces, dhe vizat e tigrit. Dhe mu këto viza i kishin edhe tigrat dhe ujqërit e hemisferës lindore. Mirëpo Tilacinin e njeh historia si kafshë më grabitqare se ujkun dhe tigrin. Termi "marsupial" nuk është mjaft adekuat mirëpo si gjitarë që është Tilacini dhe si pasojë e evolucionit konvergjent e mori emrin Marsupial. Si më "i ngjashmi" i Tilacinit është konsideruar djalli i Tazmanisë apo Nubi. Poashtu djajtë e Tazmanisë janë kafshë të tërbuara dhe shqyese dhe dhëmbët shqyese poashtu i kan të gjatë. Fillimisht janë përkujdesur komuniteti amerikan për dy tilacina njëri mashkull e tjetri femër, mirëpo mashkulli nuk ishte shumë i aftë as të mbijetonte e as qelizat riprodhuese nuk i kishte në dispozicion për një trashëgimtar rrace të pastër tilaciane.
Evolucioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tilacini modern për herë të parë u shfaq para 4 milion vjetësh. Këto specie kanë filluar lindshmërinë e tyre qysh me fillimin e evolucionit epokal tokësor të quajtur "Miocen". Që në vitin 1990 janë zbuluar të paktën shtatë fosile Tilacini në Riversleigh, në anën tjetër në Parkun Kombëtar Batis Hill ekzistonte fosilja e Tilacinit më të vjetër i quajtur Tilacini Dikson, i cili mendohet se daton 23 milionë vjet më parë. Gjithasthu ky Tilacin nuk kishte përmasa të vogëla siç kan qenë të gjithë Tilacinët pra me trup maceje, por Tilacini Dikson kishte përmasën e një ujku gjigant, dhe fytyra e tij ishte e tërbuar. Një shembull tjetër i evolucionit konvergjent tek Tilacinët është edhe ngjashmëria me qenin lindor por që në vetem disa tipare si p.sh. tek dhëmbët e mprehtë, dhe tek nofullat tejet të fuqishme. Pavarësisht nga kjo prap nuk lidhet asgjë nga gjenetika e këtyre dy specieve.
Zbulimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembuj të ekzistencës së Tilacinit janë gjetur të gdhendura në gurë që datojnë gjatë viteve 1000 p.k. përshkrimi i Tilacinit i gdhendur në gurë mund të gjindet tek Dampier Rock Art një krahinë e cila i përket Australisë Perëndimore. Kur bëhet fjalë për vrojtimin e Tilacinit vlenë fjala "Ku nuk gjindet europiani" dhe ja pra kur europianët depërtuan në ishulline Tazmanisë në vitin 1642, udhëheqësi Abel Tasman pa një Tilacin i cili për të ishte krejt diçka e re. Të gjithë europianët thonin se kemi parë një tigër duke u bazuar edhe në fjalët e Mascarin i cili në 1772 tha se përfundimisht ajo kafshë kishte qenë një "mace tigër". Europianët këtë fjalë e mbronin duke i krahasuar kthetrat e Tilacinit me ato të një tigri dhe me të vertetë përputheshin sepse Tilacini i asaj epoke kishte përmasa mjaft të mëdha. Mirëpo kjo nuk e shpjegonte identifikimin real të Tilacinit, por Tilacini si Tilacin u njof nga frëngu Jacques Labillardière i cili hasi në po këtë kafshë misterioze duke drejtuar ekspeditën e tij D' Entrecasteaux. Përshkrimet e tij për këtë kafshë Labillardiere i dërgoi në Gazetën Sydney me ç'rast lajmi u publikua menjëherë. Por prap kjo nuk definonte asgjë Tilacini u zbulua në mënyrë shkencore për herë të parë nga Zëvendës Deputeti Tanziman, në vitin 1808 George Harris ia dha emrin "Thyla" si kokë qeni dhe "cine" si marsupial.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pamja fizike e Tilacinit është mjaft e pazakonshme pasiqë ai ka kokë qeni trupi maceje të madhe dhe bisht të ashpër dhe mbi të pasme viza tigri. Për sa iu përket sekseve atyre mashkullore dhe femërore shtimi i tilacinit ishte mjaft i ndërlikuar pasiqë mashkulli Tilacin majft i madh duhej të çiftohej me një Tilacin femër mesatarisht të madhe, dhe vartëse e kësaj ishte një Tilacin bebe. Gjatësia rekord e një Tilacini 290cm, kurse pesha 20 deri në 30kg. Tilacini femër kishte një llojë qeseje në bark ku kishte edhe 4 gjinjë kurse bishti ia mbulonte vaginën, në anën tjetër penisi i mashkullit gjindej ne një zonë unike e cila mundësonte depërtimin në vaginën e tilacinës femër duke mundësuar edhe fekondimin. Në anën tjetër Tilacini mundej ti hapte nofullat në një masë të pazakont deri në 120 gradë. Pasaj putrat i kishte mjaft të mëdha sa të një tigri.