Kërceni tek përmbajtja

Tobias Grahn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tobias Grahn
Personal information
Data e lindjes 5 mars 1980
Vëndi i lindjes Karlskrona, Suedia
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mesfushor sulmues
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Gentofte-Vangede IF
Karriera rinore
Rödeby AIF
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1997–1998 Östers IF 1 (0)
1998–1999 S.C. Beira Mar 0 (0)
1999 Östers IF 6 (0)
1999–2002 Lyngby BK 36 (2)
2001–2003 Vålerenga IF 36 (9)
2003–2004 Malmö FF 21 (3)
2004–2006 AGF Aarhus 47 (10)
2006–2007Odense BK (huazim) 15 (6)
2006–2008 Gimnàstic 9 (2)
2007Hertha BSC (huazim) 13 (0)
2008–2009 Randers FC 19 (0)
2010–2011 Mjällby AIF 50 (2)
2012 Örebro SK 19 (2)
2013–2014 Brønshøj 8 (0)
2014 Gentofte-Vangede 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2001 Suedia U21 3 (1)
2001–2003 Suedia 4 (1)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Tobias Grahn (lindi më 5 mars 1980) ishte një futbollist suedez i cili ka luajtur në skuadrën daneze Gentofte-Vangede IF.

Në gusht 2003, ai e la klubin norvegjez Vålerenga IF dhe u kthye në Suedi dhe nënshkroi për skuadrën Malmö FF.[1] Kur ishte në Malmö FF, ai luajti në 21 ndeshje dhe shënoi tre gola, por nuk arriti të fitojë besimin e trajnerit. Kështu, ai shkoi në Danimarkë dhe nënshkroi për skuadrën AGF Aarhus. Në AGF Aarhus, ai luajti 22 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha 3 asiste.

Pas 47 ndeshjesh ku shënoi 10 gola, Tobias u transferua në skuadrën Odense BK para fillimit të sezonit 2006-07. Në këtë skuadër, ai luajti 15 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Si pasojë, klubet nga Evropa u interesuan për Tobias.

Gjatë dimrit, ai u transferua në skuadrën spanjolle Gimnàstic de Tarragona. Më 18 shkurt 2007, ai luajti për Gimnàstic de Tarragona kundër Racing de Santander në kuadër të kalendarit të La Ligës.[2] Në këtë skuadër, ai luajti 9 ndeshje dhe shënoi dy gola. Pasi kjo skuadër nuk u pranua në Second Divison, Tobias u dërgua si huazim në skuadrën gjermane Hertha BSC.[3]

Më 28 janar 2009, ai u transferua në skuadrën daneze Randers FC me të cilën nënshkroi një kontratë tre vjeçare.[4] Por, ai ishte aq i zhgënjyer në lidhje me shfaqjet e tij dhe mungesa e suksesit dhe kërkoi lëshimin e kësaj skuadre. Para fillimit të sezonit 10, ai nënshkroi për skuadrën suedeze Mjällby AIF dhe pati sukses gjatë dy viteve kur ishte në këtë skuadër.

Në fillim të shkurtit të vitit 2012, ai tha se do ti bashkohet skuadrës Örebro SK.[5] Por, pas zhgjënjimit të tij në sezonin e parë, ai tha se do të largohet nga kjo skuadër.

Në mars të vitit 2013 ai nënshkroi një kontratë me Bronshoj Boldklub.[6] Në gusht 2014, ai tha se do të luajë për skuadrën Gentofte-Vangede IF me trajnerin Søren Fjorting që Grahn dinte nga e kaluara e tyre në Lyngby Boldklub.[7]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tobias Grahn poashtu ka luajtur në ndeshje ndërkombëtare për Suedinë. Më 2001, ai luajti për herë të parë kundër Ishujve Faroe ku ndeshja përfundoi 0-0.

  1. ^ "Tobias Grahn klar för MFF". Tidningarnas Telegrambyrå (në suedisht). DN.se. 9 gusht 2003. Marrë më 25 prill 2012.
  2. ^ "Tactical Formation". Football-Lineups.com. Marrë më 23 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Hertha BSC leiht Tobias Grahn aus" (në gjermanisht). sportal.de. 20 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2007. Marrë më 5 korrik 2016.
  4. ^ "Tobias Grahn klar för Randers" (në suedisht). fotbollskanalen.se. 28 janar 2009. Marrë më 2 shkurt 2009.
  5. ^ "Grahn oeverens med Örebro" (në suedisht). fotbolldirekt.se. 3 shkurt 2012. Marrë më 3 shkurt 2012.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Tobias Grahn ligner Brønshøj-scoop" (në danisht). bold.dk. 6 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  7. ^ "Tobias Grahn rykker til GVI" (në danisht). bold.dk. 10 gusht 2014. Marrë më 10 gusht 2014.