Todi Lubonja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Todi Lubonja (Elbasan, 13 shkurt 1923 - Tiranë, 19 nëntor 2005) ka qenë gazetar dhe politikan i Partisë së Punës, më 1972 shkarkohet nga drejtimi i Radio-Televizionit Shqiptar nga Enver Hoxha dhe burgoset.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mars të 1942 në prani të Tuk Jakovës, Lubonja u zgjodh në komitetin qarkor të Durrësit.[1] Vitet e para të regjimit komunist qe pjesë e Brigadave të Ndjekjes, veprimtari për të cilën në shtyp janë botuar letra ku radhiten bëmat e forcave ndjekjes në gjykimin e ekzekutimin e kundërshtarëve dhe strehuesve të tyre.[2]

Todi Lubonja si i ri mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Lubonja u bë një emër i njohur si drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar dhe në këtë post ai do të mbahet mend, si njeriu që solli një frymë liberale dhe profesionale edhe pse ishte anëtar i Komitetit Qendror. Festivali i 11-të i Këngës në RTSH, ishte një rast për të vënë në shënjestër, një grup intelektualësh, ku padyshim ndër më kryesorët ishin Todi Lubonja e Fadil Paçrami. Lubonja shkarkohet. Por dënimi i tij dhe i Paçramit për veprimtari armiqësore si pjesëtarë të të ashtuquajturit “grup liberal”, ndodhi në 1974, pas Plenium IV. Familja e Lubonjave internohet në Torovicë të Lezhës, ndërsa i biri i tij Fatos Lubonja bën gjithashtu burg politik si i ati. Lubonja doli prej andej vetëm me erën e ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këto 15 vjet Todi Lubonja ka lënë dëshminë e tij të sinqertë në disa libra që do të ndihmojë në një të ardhme për ta parë historinë me sytë e dëshmitarëve. Janë librat autobiografikë “Nën peshën e dhunës”,"Ankthi pa fund i lirisë" dhe “Pse hesht shtëpia e muzikës”.

Todi Lubonja vdiq në moshën 82-vjeçare në Tiranë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 205.  9789928106384. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar dhe 3 strehues". gazetatema.net. Gazeta Tema. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)