Jump to content

Bashkë Fitojmë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Together We Win)
Bashkë Fitojmë
Zëdhënësi]]Sali Berisha
Themeluar15 mars 2023; 6 muaj më parë
Ideologjia
Krahu politikQëndra e djathtë
ParimiMë Të Hapur
Faqja zyrtare
pdsh.al/bashkefitojme/

Bashkë Fitojmë është një koalicion politik shqiptar i udhëhequr nga Sali Berisha, lideri i fraksionit më të shumtë të Partisë Demokratike të Shqipërisë . Ajo u themelua fillimisht nën emrin Shtëpia e Lirisë.[1][2]

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike e Shqipërisë,[3] shumica e anëtarëve të Partisë Demokratike duke përfshirë edhe deputetë të saj do të ishin në anën e Berishës për cështjen e largimit të Lulzim Bashës.[4] Shumica e mbështetësve të Berishës fformuan Koalicionin Shtëpia e Lirisë për të sfiduar Partinë Socialiste dhe Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022. Koalicioni i Berishës në atë kohë përbëhej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila më pas ndërroi emër duke u bërë Partia e Lirisë së Shqipërisë, si dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë, e cila përfshinte edhe anëtarë të Partisë Demokratike që ishin të pakënaqur me Lulzim Bashën. Në atë kohë, ky i fundit ishte rizgjedhur si kryetar partie pas humbjes së tretë rradhazi në zgjedhje, parlamentare ose vendore. Koalicioni i Berishës do zinte vendin e dytë krahasuar me Partinë Demokratike, për sa u përket votave totale. Megjithatë, kandidati i Berishës do të fitonte në Shkodër.[5] Lulzim Basha do të tërhiqej dhe do t'ia dorëzonte partinë Enkelejd Alibeajt, gjë që do të shkaktonte më shumë përçarje te demokratët.[6] [7]

Më 15 mars 2023 PDK, PLL, PBDNJ dhe shumë deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë formuan Koalicionin "Bashkë Fitojmë".[8] Më 15 Prill 2023 Partia Republikane e Shqipërisë, Fryma e Re Demokratike dhe shumë parti të tjera opozitare shpallën se do të garonin më vete për vendet e këshillit,[9][10] ndërsa do të mbështesnin kandidatët e Berishës për Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të Shqipërisë 2023 . Ndonëse nga shumica e mediave dhe e kandidatëve, Sali Berisha konsiderohet si kryetar i koalicionit Bashkë Fitojmë, atij nuk iu lejua të regjistrojë emrin e tij si kryetar.[11]

Partitë anëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Partia Akronimi Kryetari
Partia Demokristiane e Shqipërisë PDK Nard Ndoka
Partia e Lirisë së Shqipërisë PL Ilir Meta
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ Vangjel Dule
  1. ^ ""Shtëpia e Lirisë" dërgon në KQZ kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit". newsbomb.net. 9 shkurt 2022. Marrë më 28 shtator 2023.
  2. ^ ""Shtëpia e Lirisë"/ Berisha zyrtarizon koalicionin me LSI-në". Top-Channel.tv. 31 janar 2022. Marrë më 28 shtator 2023.
  3. ^ Osmani, Shqipe (2022-01-11). "Sali Berisha përjashtohet nga PD". Kosovapost.net. Marrë më 2023-04-19.
  4. ^ Sinoruka, Fjori (2021-12-13). "Rival Assemblies Widen Rift in Albania's Main Opposition Party". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-04-19.
  5. ^ V, D. (2022-03-07). "Zgjedhjet në Shqipëri, PS fiton 5 nga 6 bashki, "Shtëpia e Lirisë" shpall fitoren në Shkodër". Agjencia Zhurnal.mk. (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2023. Marrë më 2023-04-19.
  6. ^ "Lulzim Basha resigns, here is who takes the leadership of the DP according to the party statute". sot.com.al (në anglisht). Marrë më 2023-04-19.
  7. ^ Partia Demokratike me godinë të re, Enkelejd Alibeaj merr zyra përballë kryeministrisë (në anglisht), marrë më 2023-04-19
  8. ^ "Zgjedhjet vendore 2023 - Rregjistrohen si subjekte zgjedhore "Partia Demokratike" dhe dy koalicione". KQZ. 2023-03-18. Marrë më 2023-04-19.
  9. ^ "🔹Bashkë për Shqipërinë Partia Republikane hapi fushatën në Tiranë 🔹Vota për nr 4 për Këshilltarët e Partisë Republikane Vota për Belind Këllicin me nr 5... | By Fatmir Mediu | Facebook". www.facebook.com (në anglisht). Marrë më 2023-04-19.[self-published]
  10. ^ "Sali Shehu faqe zyrtare". www.facebook.com (në anglisht). Marrë më 2023-04-19.[self-published]
  11. ^ "KAS "waits for the dream" of Sali Berisha, this is the decision he took after Ilir Meta's request". sot.com.al. Marrë më 2023-04-20.