Jump to content

Traktati i Bukureshtit (1913)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Traktati i Bukureshtit)
Kufijë e shteteve ballkanike pas traktatit

Traktati i Bukureshtit, traktat paqeje mes palëve luftuese në Luftën e Dytë Ballkanike, u nënshkrua më datë 10 gusht 1913, nga delegatët e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Meqënëse Bullgaria ishte izoluar nga të gjitha anët, si pasojë e luftës së dytë ballkanike, në veri nga ushtria e Rumanisë, përgjatë kufirit të saj perëndimor nga ushtritë serbo-greke, dhe në lindje nga ushtria turke, ajo ishte e detyruar të pranonte kushtet që iu imponuan nga armiqtë e saj. Të gjitha marrëveshjet mbi vijat ndërkombëtare kufitare të asaj kohe u rishkruan gjatë takimeve të shumta të komitetit, u përfshinë në protokolle të veçanta, dhe më në fund u ratifikuan nga delegatët e asamblesë së përgjithshme.

Nën kushtet e traktatit, Bullgaria i dorëzoi Rumanisë të gjithë zonën e Dobruxhës (Dobruja) që shtrihej në veri të një vije që zgjatej nga Danubi, shumë pak sipër Turtukajisë (Turtukaia), deri në bregun perëndimor të Detit të Zi në jug të Ekrenit (Ekrene). Ky dorëzim i madh territorial zinte një sipërfaqe prej 6,959 km², një popullsi prej 286,000 banorësh dhe përfshinte fortesën e Silistrisë (Silistria) dhe qytetet e Turtukajës në Danub dhe Baltçikut (Baltchick) në Detin e Zi. Gjithashtu, Bullgaria pranoi të hiqte të gjithë fortesat e saja ekzistuese, të mos ndërtonte më të tilla në Rastçak (Rustchuk) ose në Çamla (Schumla) dhe në asnjë territori midis këtyre dy qyteteve dhe as në një rreze prej 20 km rreth Baltçikut.

Përfitimet Territoriale të Serbisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kufiri lindor i Serbisë u rivendos nga kodër-maja e Patarikës, në kufirin e vjetër, dhe duke përshkruar vijën ndarëse të lumënjve Vardar dhe Struma deri në kufirin greko-bullgar, përveç luginës së sipërme të Strumnicës (Strumnitza) e cila qëndroi në zotërimin e Bullgarisë. Pra territori që përfituan serbët përfshinte Maqedoninë qëndrore, duke përfshirë Ohrin, Manastirin, Kosovën, Shtipën dhe Koçanën, dhe gjysmën lindore të sanxhakut të Pazarit të Ri (Novi-Bazar). Me këtë ndarje Serbia rriti sipërfaqen e saj territoriale nga 48,300 km² në 87,770 km² dhe popullësinë e saj me më shumë se 1.5 milion banorë.

Përfitimet Territoriale të Greqisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vija kufitare që ndante Greqinë nga Bullgaria u rivendos nga maja e malit Belashica (Mount Belashitcha) deri në grykën e lumit Mesta, në Detin Egje. Kjo rivendosje kufijsh, e cila u kundërshtua me forcë nga Bullgaria në përputhje me udhëzimet e pranuara në deklaratat e paraqitura nga konferencë nga Rusia dhe Austro-Hungaria, e rriti sipërfaqen territoriale të Greqisë nga 64,780 km² në 108,600 km² dhe popullsinë e saj nga 2.7 milion në 4.4 milion banorë. Territori i aneksuar nga grekët përfshinte Epirin, Maqedoninë jugore, Selanikun, Kavalën dhe rajonin bregdetar të Egjeut deri në lindje të lumit Mesta, duke e kufizuar bregdetin bullgar në Egje në thjesht 181 km që shtrihej nga Mesta në Marica (Maritza), duke lënë një dalje në Egje nëpërmjet portit inferior të Dedeagaçit. Greqia gjithashtu zgjeroi kufjtë e saj veriperëndimor duke marrë nën kontroll kështjellën e famshme të Janinës. Ndërkohë, Ishulli i Kretës ju bashkangjit zyrtarisht Greqisë më 14 dhjetor 1913.

Përfitimet Territoriale të Bullgarisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa e plaçkës së luftës që i mbeti Bullgarisë, megjithëse u zvogëlua shumë, nuk ishte mospërfillëse. Përfitimi territorial i Bullgarisë ishte 25,030 km² ndërkohë që popullsia e saj u rrit me 129,490 banorë. Territori i përftuar I dha Bullgarisë kontrollin e një pjese të Maqedonisë duke përfshirë qytetin e StrumicësTrakën perëndimore dhe 181 km rajon bregdetar në Egje.

Vlerësimet e Traktatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën kushtet e Traktatit të Bukureshtit, Rumania përfitoi pjesën më të madhe në krahasimë me sakrificat e saj. Rumunët e pashpaguar jetojnë përgjithësisht në Transilvania, Bukovinë dhe Besarabi, kështu që luftrat Ballkanike nuk i dhanë mundësi Rumanisë për të perfeksionuar ndreqjen e kufijve të saj mbi vijat etnokrafike.

Kushtet turpëruese që iu imponuan Bullgarisë erdhën si shkak i padurimit dhe pamaturisë së saj. Territori që Bullgaria përfitoi ishte i stërzvogëluar; ajo dështoi në përpjekje për të çliruar Maqedoninë, e cila ishte arsyeja kryesore që Bullgaria hyri ne luftë; humbi rajonet e Ohrit dhe Manastirit, të cilat ajo i lakmonte aq shumë; përfitoji vetëm një pjesë të vogël në Egje, me dalje në portin inferior të Dedeagaçit, ndërkohë që u detyrua të hiqte dorë nga ambicja e saj si udhëheqëse në kontrollin mbi Ballkan.

Greqia, edhe pse përfitoi shumë nga ky traktat, prap mbeti shumë e pakënaqur. Aneksimi i Selanikut ishte një fitore e madhe për të; asaj ju dha porti Kavallës dhe territori në drejtim të lindjes fal këmbnguljes së Mbretit dhe ushtrisë, ndryshe nga këshilla e Venizelos; në veriperëndim Greqia hasi kundërshtimin e Italisë ndaj pretendimeve të saj për Shqipërinë jugore; me përfitimin e Ishujve në Egje, Greqia mbeti shume e pakënaqur dhe ende sot e kësaj dite ajo pretendon rreth 3,000,000 bashkatdhetarë.

Defektet thelbësore të Traktatit të Bukureshtit ishin që:

  • 1) kufijtë që ai rishkroi nuk përkonin me kombësinë e banorëve të rajoneve të prekura, dhe që
  • 2) ndëshkimi që iu bë Bullgarisë, e cila ndoshta e meritonte meqënëse u bë shkaktare e Luftës së Dytë Ballkanike, ishte aq i rëndë saqë ajo nuk mund ta pranonte traktatin si një marrveshje të përhershme.

Ndërkohë që Serbia, Greqia dhe Rumania duhet të mbajnë mbi supe një pjesë të fajita lidhur me karakterin e traktatit, nuk duhet të harrohet që veprimet e tyre në Bukuresht u shkaktuan kryesisht nga marrëveshjtet imponuara Shteteve Ballkanike nga superfuqitë në konferencat e Londrës.

  • Anderson, Frank Maloy and Amos Shartle Hershey, Handbook for the Diplomatic History of Europe, Asia, and Africa 1870-1914. Prepared for the National Board for Historical Service. Government Printing Office, Washington, 1918.