Jump to content

Tumat ilire (Livadhet e Mëdhaja)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tumat ilire
(Livadhet e Mëdhaja)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaKushnin, Prizren, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3439

Tumat ilire (Livadhet e Mëdhaja) është një monument i trashëgimisë kulturore në Kushnin, Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Ne rrethinat juglindore të pllajës se lumit Deshticë, ne mes të fshatrave Kushnin e Damjan, gjendet nekropoli ilir i përbërë prej një tume të madhe dhe tri tumave të vogla ne afërsi të saj.

Tuma I dallohet nga përmasat e mëdha, diametrineka 36 m. dhe lartësinë e ruajtur 1,30 m. Tuma II ndodhet 25 m. ne jug të se pares, me një diameter prej 20 m. dhe lartësi 0,60 m. E tërë tuma është e mbuluar me shkurre, kështu që është vështirë të kapet ne shikim të pare. Tuma III ndodhet 60 m. ne jug të tumës se pare. Përmasat e ruajtura janë: diametri 24 m. dhe lartësia 0,60 m. Tuma IV shtrihet 20 m. ne jugperëndim të tumës I. Ka diameter prej 16 m. dhe lartësi prej 0,30 m. Kjo tumë është e dëmtuar ne anën e saj perëndimore me ndërtimin e rrugës se fshatit, ndërsa tumat e tjera janë më pak të dëmtuara ne pjesët sipërfaqësore të tyre.[2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://www.persee.fr/docAsPDF/iliri_1727-2548_1977_num_7_1_1281.pdf[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]