Tumori i trurit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.

Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit[redakto | redakto tekstin burimor]

Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi.

Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi.

Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.

Simptomat[redakto | redakto tekstin burimor]

Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:

  • shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),
  • epilepsi të ndryshme dhe
  • pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.

Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.

Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.

Ndarja sipas indit fillestar[redakto | redakto tekstin burimor]

Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi.

Diagnoza[redakto | redakto tekstin burimor]

Tumoret e trurit diagnostikohen më së miri me MRT. Mundësi të tjera për diagnozë janë PET, CT dhe EEG.

Terapia[redakto | redakto tekstin burimor]

Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.

Prognoza[redakto | redakto tekstin burimor]

Varësisht nga malinjiteti ndryshon edhe prognoza e pacientëve. Tumoret me Shkallën I sipas WHO-së janë në princip të shërueshëm. Tumoret e Shkallës II e kanë prognozën e mirë. Tumoret e Shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. Por si çdo prognozë edhe këto prognoza duhet sadopak të merren vetëm si orientim e jo si vendimtare.