Ura e gurit në grykën e Lumëbardhit (Prizren)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e vjetër e gurit në grykën e Lumbardhit (Bistricës)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar1149/56
Nr. i referencës2858

Ura e vjetër e gurit në grykën e Lumbardhit (Bistricës) është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 1149/56. Kjo urë ndodhet në grykën piktoreske të Lumbardhit, 5 km në verilindje të Prizrenit, në afërsi të gërmadhave të Manastirit të Kryeengjujve, e në anën e djathtë të rrugës së tanishme Prizren-Prevallë.[2]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ura e vjetër në Grykën e Lumbardhit u ndërtua në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI. Llogaritet që është ndërtuar në të njëjtën kohë edhe me urën e Gurit në qendër të qytetit. Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit, shtrihet në pjesën verilindoretë Prizrenit, gjegjësisht 5 km larg. Në anën e djathtë të saj gjindet rruga Prizren Sredskë Prevallë, gjegjësisht në aksin e rrugës së vjetër që nisej nga Prizreni përgjatë grykës së Lumbardhit, kalon nëpër mallet e Sharrit që dilet në luginën e Vardarit, Në anën e majtë, kufizohet me objektin fetar Manastiri i Kryeengjëve Mihail dhe Gabriel. Poashtu . Përmasat e saj janë: Gjatësia 20 m (e përafërt), gjerësia 3,5 m. Lartësia e harkut 13 m, lartësia e tij 6 m. Skajoret e urës janë nga guri i përpunuar, me këto dimensione: 45x15x70 cm. Ura e Gurit në Grykën e Lumbardhit është urë me përmasa të vogla, njëharkore, e ndërtuar me gurë lumi cilësor, ndërsa harku i saj është me gurë të përpunuar të lidhur ndërmjet vete me llaç gëlqeror. e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, më 1955. Ura e grykës së Lumbardhit, është ndër monumentet e rralla origjinale që ka mbërri në ditët tona. Të gjitha karakteristikat që i ka Ura e grykës së Lumbardhit, urë i takon grupit të urave periudhës Osmane të ndërtuara në këtë regjion. Sot, ky monument culture, paraqet gjendjen origjinale deri në ditët e sotme, dhe si të tillë ka vlera të larta arkitektonike dhe shkencore.[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://prizrenisot.net/ura-e-vjeter-ne-gryken-e-lumbardhit/
  3. ^ https://drini.us/arkiv/trashegemia-kulturore-ne-prizren-2/[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]