Urbanistika e Tiranës
Urbanistika e Tiranës quhet i gjithë mjedisi i ndërtuar i qytetit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekujt e parë të erës sonë, zona e sotme e Tiranës ka pasur një qendër fshatare, siç dëshmon Mozaiku i Tiranës. Qendra më pas u kthye në një vilë fshatare në shekullin e tretë.
Tirana u themelua në një zonë fushore midis dy lumenjve që përdoreshin për furnizim me ujë të pijshëm: lumi Tirana dhe përroi Lana.
Planet rregulluese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plani i parë rregullues 1923
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas caktimit të Tiranës si kryeqytet (i përkohshëm) i Shqipërisë u projektua plani i parë rregullues nga arkitektë e inxhinierë austriakë.
Plani i dytë rregullues 1925
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të vitit 1925, u vendos që Tirana të jetë kryeqyteti i përhershëm. Plani i dytë rregullues u projektua nga arkitekti italian Armando Brasini me objektiv krijimin e një "ishulli" të ri urban të shkëputur nga qyteti ekzistues në jug-përendimin e tij. Nga ky plan u realizua vetëm bulevardi i gjerë nga Sheshi Skënderbej drejt veriut, duke shembur shtëpitë në gjurmën e saj.
Plani i tretë rregullues 1928
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plani i tretë u projekuta nga arkitekti austriak Wolfgang Köhler (Hans Köhler?). Plani kishte qëllim zgjerimin dhe zgjatimin e rrugëve kryesore dhe zhvillimin e qytetit të rij përkundrejt atij të vjetër.
Plani rregullues 1929
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plani i katërt u projektua nga arkitekti italian Florestano Di Fausto dhe parashikonte rikualifikimin e një pjese të madhe të qytetit në parcela prej rreth 1500 metrash katrorë të pajisura me një hapësirë të madhe për lulishte. Në bazë të këtij plani u ndërtuan vila që shkonin nga stili neoklasik tek ai eklektik e deri te racionalizmi i daljes së parë.[1] Prej 64 vilave të ndërtuara pas vitit 1929, mbijetuan 52 dhe u zhdukën 12.
Plani projektonte lidhjen e sheshit Skënderbej me bulevardin "Zogu i Parë".
Plani rregullues 1940
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Tirana duhej bërë një "qytet-shembull" të imperializmit italian. Arkitekti Gherardo Bosio projektoi një plan të përgjithshëm me një sistem rrugor radial, një unazë që përshkruan qytetin, dhe sistemimin e Lanës. Tirana do të konceptohej si një qytet-park.
Pjesa jugore e bulevardit (viale dell impero) dhe ndërtesat rrethuese si stadiumi, casa del fascio (sot UPT), opera dopolavoro albanese (sot Muzeu Arkeologjik), dhe gioventu del litorio albanese (sot Akademia e Arteve) janë vendosur në formën e simbolit fashist të sëpatës të mbështjellur me shkopinj (fascio littorio).[2]
Plani rregullues 1957
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1960 u prish Pazari i Vjetër për të ndërtuar Pallatin e Kulturës.
Plani rregullues 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Censusit 2011, në gjithë bashkinë e Tiranës ishin rreth 63 678 ndërtesa banimi ku për rreth 24,07% të ndërtesave nuk ju dihet viti i ndërtimit.
Periudha | Numri | Kryetarët e bashkisë |
---|---|---|
Deri 1960 | 3484 | shih këtu |
1961-1980 | 2802 | Sabri Pilkati (PP), Rifat Dedja (PP), Myqerem Fuga (PP), Ndue Marashi (PP), Nesip Ibrahimi (PP) |
1981-1990 | 2700 | Nesip Ibrahimi (PP), Jashar Mezenxhiu (PP), Llambi Gegprifti (PP) |
1991-2000 | 14310 | Tomor Malasi (PD), Sali Kelmendi (PD), Albert Brojka (PD) |
2000-2005 | 4460 | Edi Rama (PS) |
2006-2011 | 2413 | Edi Rama (PS) |
Nuk dihet | 9034 | |
Gjithsej | 39.203 |
Ndërtesa me 1 kat | 26.236 |
Ndërtesa me 2 kate | 7.083 |
Ndërtesa me 3-5 kate | 4.279 |
Ndërtesa me mbi 5 kate | 1.605 |
Gjithsej | 39.203 |
Shtëpi individuale | 26.905 |
Shtëpi pjesërisht të veçuara | 4.998 |
Shtëpi në rend o tarracore | 2.522 |
Pallate | 4.778 |
Gjithsej | 39.203 |
Ndërtesa me 1 banesë | 26.320 |
Ndërtesa me 2 banesa | 6.421 |
Ndërtesa me 3 o 4 banesa | 2.569 |
Ndërtesa me mbi 4 banesa | 3.893 |
Gjithsej | 39.203 |
- Shpërndarja në përqindje e banesave boshe në secilën njësi administrative
Gjatë 2011, Njësia Kashar me 43% ka patur përqindjen më të lartë të banesave boshe me gati gjysmën e tyre. Dajti (39,7%) dhe Farka (36,8%) ishin dy njësitë e tjera me përqindjen më të lartë të banesave boshe. Në 11 njësitë administrative urbane të Tiranës ishin vetëm 15,2% e banesave boshe.
- Përqindja e banesave sipas llojit të rrjetit ujësjellës kanalizimeve
- 90%: Brenda banesës
- 5%: Brenda ndërtesës, por jashtë banesës
- 1%: Jashtë ndërtesës
- 3%: Sistem i llojit tjetër
- Sipërfaqja mesatare e banimit për person
Në 2011, sipërfaqja e banueshme për person e Bashkisë Tiranë ishte 17 m2 (mesatarja e vendit: 14.5 m2).
Shembjet e ndërtesave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shembjet e ndërtesave në Tiranë
Sheshet dhe rrugët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kushtet e Banimit në Tiranë sipas Census 2011, opendata.tirana.al
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Rruga e Mimozave". Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2022. Marrë më 17 tetor 2022.
- ^ "BIRTH OF A NATION" (në gjermanisht).