Urdhëresa e Villers-Cotterêts

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ordinanca e Villers-Cotterêts ( Frëngjisht: Ordonnance de Villers-Cotterêts) është një pjesë e gjerë e legjislacionit reformues të nënshkruar në ligj nga Francis I i Francës më 10 gusht 1539, në qytezën e Villers-Cotterêts dhe legjislacioni më i vjetër francez ende i përdorur pjesërisht nga gjykatat franceze.

Kryesisht puna e kancelarit Guillaume Poyet, dekreti legjislativ kishte 192 nene dhe trajtonte një sërë çështjesh qeveritare, gjyqësore dhe kishtare ( ordonnance générale en matière de police et de justice).

Nenet 110 dhe 111[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nenet 110 dhe 111, më të famshmit dhe më të vjetrit që janë ende në përdorim në legjislacionin francez, kërkonin përdorimin e gjuhës frënge në të gjitha aktet ligjore, kontratat e noterizuara dhe legjislacionin zyrtar për të shmangur çdo konfuzion gjuhësor:

CX. Que les arrestz soient clers & entendibles. Et affin quil ny ait cause de doubter sur lintelligence desdictz arrestz. Nous voulons & ordonons quilz soient faictz & escriptz si clairement quil ny ait ne puisse auoir aulcune ambiguite ou incertitude ne lieu a en demander interpretation.

110. Që dekretet të jenë të qarta dhe të kuptueshme.
Dhe në mënyrë që mos të gjendet shkak për dyshime mbi domethënien e dekreteve të përmëndura. Ne kërkojmë dhe urdhërojmë që ato të kompozohen dhe shkruhen kaq qartë sa të mos ketë dhe të mund të mos ketë asnjë paqartësi ose pasiguri e as baza për të kërkuar intepretimin e tyre.

CXI. De prononcer & expedier tous actes en langage francoys. Et pource que telles choses sont souuentesfoys aduenues sur lintelligence des motz latins contenuz esdictz arrestz. Nous voulons que doresenavant tous arrestz ensemble toutes autres procedeures soyent de noz cours souueraines ou autres subalternes et inferieures, soyent de registres, enquestes, contractz, commissions, sentences, testamens et autres quelzconques actes et exploictz de justice, ou qui en dependent, soyent prononcez, enregistrez et deliurez aux parties en langage maternel francoys et non autrement.

111. Mbi shprehejn dhe hartimin e të gjitha dokumenteve ligjore në gjuhën frënge.
Dhe sepse kaq shumë gjëra shpesh turbullojnë kuptimin e fjalëve latine të përmbajtura në dokumentet e përmëndura. Ne do të bëjmë që paskëtaj të gjitha dekretet së bashku me të gjitha procedurat, qoftë të oborrit mbretëror ose të tjerave të nënshtruara ose të ulta, qoftë regjistrime, censuse, kontrata, komisione, çmime, testamente, dhe të gjitha aktet e tjera dhe veprat e drejtësisë ose të varura nga ajo, të jenë të folura, të shkruara dhe të dhëna palëve në gjuhën amtare frënge dhe jo ndryshe.

Qëllimi kryesor i këtyre artikujve ishte mosvazhdimi i përdorimit të latinishtes në dokumentet zyrtare (edhe pse latinishtja vazhdoi të përdorej në regjistrat e kishave në disa rajone të Francës), por ato gjithashtu patën një efekt në përdorimin e gjuhëve dhe dialekteve të tjera të folura në shumë rajone të Francës .

Efektet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë nga këto klauzola shënuan një lëvizje drejt një shteti të zgjeruar, të përbashkuar dhe të qëndërzuar dhe klauzolat mbi përdorimin e frëngjishtes shënuan një hap të madh drejt bashkimit gjuhësor dhe ideologjik të Francës në një kohë rritje të ndjenjës dhe identitetit kombëtar.

Pavarësisht përpjekjeve për të sjellë qartësi në sistemet e ndërlikuara të drejtësisë dhe administratës që mbizotëronin në pjesë të ndryshme të Francës dhe për t'i bërë ato më të qasshme, neni 111 la pasiguri duke dështuar të përcaktojë gjuhën amtare frënge . Shumë lloje të frëngjishtes fliteshin në mbarë vendin, për të mos thënë asgjë për pakicat e konsiderueshme rajonale si oksitanët, bretonët dhe baskët, gjuha amtare e të cilëve nuk ishte fare frëngjisht.

Vetëm në vitin 1794 qeveria dekretoi frëngjishten si gjuha e vetme e shtetit për të gjitha bizneset zyrtare, [1] një situatë ende në fuqi sipas nenit 2 të Kushtetutës aktuale franceze. [2]

Galeri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Décret du 2 thermidor, an II (20 juillet 1794), Article I, arkivuar nga origjinali më 2020-08-20, marrë më 2017-10-08, À compter du jour de la publication de la présente loi, nul acte public ne pourra, dans quelque partie que ce soit du territoire de la République, être écrit qu'en langue française. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Constitution du 4 octobre 1958, Article 2". Journal Officiel de la République Française (në frëngjisht). nº 0238. p. 9151. 5 tetor 1958. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2018. Marrë më 17 korrik 2023. La langue de la République est le français.