Vendbanimet palafite

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Qyteti i Yawnghwe në Liqenin Inle, Mianmar.

Shtëpitë palafite janë struktura të ngritura mbi grumbuj shtyllash (zakonisht prej druri) në sipërfaqen e tokës ose të ujit. Ato janë të ndërtuara kryesisht si një mënyrë mbrojtje ndaj përmbytjeve dhe gjithashtu mbajnë larg kafshët e rrezikshme. Zona me hije e këtyre shtëpive mund të përdoret si mjedis pune ose për të ruajtur produktet.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Rikonstruksion i shtëpive palafite të periudhës së Bronzit në Liqenin Constance, Pfahlbaumuseum Unteruhldingen, Gjermani.
Fshati Lacustrine i ngritur në Liqenin e Zyrihut, Zvicër.
Muzeu i hapur në Ohër, ku është rindërtuar një vendbanim palafit

Në periudhën e Neolitit dhe të Bronzit, vendbanimet palafite ishin të zakonshme në zonën e Alpeve dhe Pianura Padana (Terramare).[1] Mbetje të tyre janë gjetur edhe në kënetat e Lubjanës në Slloveni dhe në liqenet Mondsee dhe Attersee të Austrisë së Sipërme. .Arkeologët e hershëm si Ferdinand Keller mendonin se ato formonin ishuj artificialë, një llojë si kranogset Irlandeze dhe Skoceze, por sot është e qartë se shumica e këtyre vendbanimeve janë të vendosura në brigjet e liqeneve dhe ishin përmbytur më vonë.[2]  Vendbanime palafite të rindërtuara gjenden si muze të hapur në Unteruhldingen dhe Zyri (Pfahlbauland), Liqenin e Orid në Ohër etj. Në qershor 2011, vendbanimet palafite prehistorike në gjashtë shtete Alpine u vendosën si Trashëgimi Botërore e UNESCO. Ndrësa në Skandinavi  grumbull banesash palafite të njohura si Alvastra janë gërmuar në Suedi.[nevojitet citimi]

Shumë prej ndërtesave në Halibut Cove, Alaska janë shtëpi palafite

Sipas të dhënave arkeologjike, shtëpitë palafite ishin një normë arkitekturore në ishujtë Karolinë dhe Mikronezi dhe ato janë ende të pranishëm në Oqeani edhe sot. Sot, vendbanimet palafite janë ende të zakonshme në pjesë të brigjeve të Mushkonjës në verilindje të Nikaraguas, në veri të Brazilit, Azinë Jug-Lindore, Papua Guinea e Re dhe Afrikën Perëndimore. Në Alpe, struktura të ngjashme, të njohur si raskarde, janë ende në përdorim si hambar. Edhe në Angli, hambarët janë të vendosur në platforma guri, të ngjashme me hunjtë e shtëpive palafite, për të parandaluar minjtë që të marrin grurin. ""Hambarët palafit"  janë gjithashtu karakteristikë edhe në Afrikën Perëndimore, në Malinke, Mali dhe Guinea.

Herodoti ka përshkruar në Historitë e tij, banesat e banorëve të liqenit në Paeonia dhe se si ato ishin ndërtuar.[3]


Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Alan W. Ertl (15 August 2008). Toward an Understanding of Europe: A Political Economic Précis of Continental Integration. Universal-Publishers. f. 308.  978-1-59942-983-0. Marrë më 28 March 2011. 
  2. ^ Francesco Menotti (2004). Living on the lake in prehistoric Europe: 150 years of lake-dwelling research. Psychology Press. f. 22–25.  978-0-415-31720-7. Marrë më 29 March 2011. 
  3. ^ Herodotus, Histories, 5.16

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]