Veta gramatikore
Në gjuhësi, veta gramatikore është dallimi gramatikor midis referencave deiktike ndaj pjesëmarrësit(ve) në një ngjarje; zakonisht dallimi është ndërmjet folësit (veta e parë), adresuesit (veta e dytë) dhe të tjerëve (veta e tretë). Veta e parë përfshin folësin (shqip: Unë, ne, mua, dhe neve), veta e dytë është personi ose personat me të cilët flitet (shqip: ti, ju, ty, juve), dhe veta e tretë përfshin të gjitha ato që nuk janë renditur më sipër (shqip: ai, ajo, atë, ata, etj.)[1] Veta gramatikore zakonisht përcakton grupin e përemrave vetorë të një gjuhe. Ndikon shpesh te folja, dhe nganjëherë te emri ose marrëdhënie pronore.
Klasifikimet përkatëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Numri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në gjuhët indo-evropiane, përemrat vetorë të parë, të dytë dhe të tretë shënohen tipikisht edhe për trajtat njëjës dhe shumës, e ndonjëherë edhe formën e dyfishtë (numri gramatikor).
Ndikimi te foljet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë imazh, çdo rresht përfaqëson vetën dhe numrin: veta e parë, veta e dytë joformale dhe veta e dytë zyrtare dhe veta e tretë. Kolonat paraqesin kohën (imazhi: mëngjes - e kryer, mesditë - e tashme, natë - e ardhme).
Në shumë gjuhë, folja merr një formë të varur nga veta e temës dhe nëse është njëjës ose shumës. Në shqip, kjo ndodh me foljen jam si më poshtë:
- unë jam (njëjës në vetën e parë)
- ti je (njëjës në vetën e dytë)
- ai/ajo është (njëjës në vetën e tretë)
- ne jemi (shumës në vetën e parë)
- ju jeni (shumës në vetën e dytë)
- ata/ato janë (shumës në vetën e tretë)
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Hattum, Ton van (2006). "First, Second, Third Person: Grammatical Person". Ton van Hattum (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
- de Gaynesford, Robert Maximillian (2006). I: The Meaning of the First Person Term (në anglisht). Oxford: Oxford University Press.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- "person", Grammatical Features Inventory (në anglisht), doi:10.15126/SMG.18/1.03