Veton Berisha (futbollistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Veton Berisha
FC Red Bull Salzburg gegen SK Rapid Wien (10. September 2017) 27 (cropped).jpg
Berisha me Rapid Wien më 2017
Të dhënat personale
Emri i plotëVeton Berisha
Data e lindjes13 prill 1994
Vendi i lindjesEgersund, Norvegji[1]
Gjatësia1.72m
PozicioniSulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktualRapid Wien
Numri9
Karriera në rini
0–2009Egersund
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2009–2010Egersunds IK21(1)
2010–2015Viking FK94(24)
2015–2017Greuther Fürth63(11)
2017–Rapid Wien41(6)
Ekipi kombëtar
2009Norvegjia U151(0)
2010–2011Norvegjia U169(3)
2011Norvegjia U179(3)
2011–2013Norvegjia U1814(8)
2013Norvegjia U192(1)
2013–2016Norvegjia U2117(2)
2015–Norvegjia4(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Veton Berisha (lindi më 13 prill 1994) është futbollistë norvegjezë me prejardhje kosovare i cili luan për si sulmues për Rapid Wien. Prindërit e tij janë nga Podujeva dhe ai është vëllau i Valon Berishës. Përveç kësaj, Berisha ka përfaqësuar vendin e tij në çdo nivel prej Under-15 në Under-21.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berisha filloi karrierën e tij në klubin Egersunds IK. Ai konsiderohet një nga talentët e mëdhenj në Norvegji, dhe sikur vëllai i tij Valon, Veton u testua me Manchester City para se të nënshkroj për Viking FK në maj 2009, por nuk u bashkua me klubin deri në verën e vitit 2010.[2] Ai debutoi për skuadrën e parë të Egersund në vitin 2009 kundër Hundvåg FK,[3] dhe gjithsej ai luajti 21 ndeshje për Divizionin e Tretë.

Pasi u bashkua me Viking, Berisha u trajnua me skuadrën e parë para sezonit 2011,[4] dhe bëri debutimin për klubin kur ai zëvendësoi Erik Nevland pas 60 minutave në raundin e parë të Kupës Norvegjeze 2011 kundër ish-klubit të tij Egersund.[1]

Më 19 qershor 2011, Berisha dhe vëllai i tij Valoni u bënë vëllezërit e parë të fillojnë një ndeshje për Viking në 22 vite që kur Jan dhe Egil Fjetland luajtën kundër Molde FK në finalen e Kupës Norvegjeze 1989.[5] Pas ndeshjes, menaxheri i Vikingut Åge Hareide ka thënë "Është kënaqësi që të filloj ndeshjen me dy vëllezërit, Unë kisha dëshirë që ata të pasojnë topin edhe të tjerëve, pasi do të krijonte shumë më tepër shanse për ne, por pasi ata janë vëllezër besoj që ne mund t'i falim ata.[5] Në ndeshjen kundër Aalesunds FK më 17 korrik 2011, Berisha shënoi golin e tij të parë në ligë kur ai shënoi 12 minuta pasi erdhi si zëvendësues i Erik Nevland.[6]

Më 15 korrik 2012, Berisha i'a siguroi fitoren Viking në ndeshjen kundër Hønefoss BK, ku shënoi golën në minutat shtesë.[7]

Më 22 prill 2013, u raportua se Berisha theu bërrylin e tij të djathtë dhe do të mungoj për dy muaj.[8]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Berisha bëri debutimin e tij për Norvegjinë kundër Portugalit më 29 maj 2016. Ndeshja u luajt në stadiumin Estádio do DragãoPorto.[9]

Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Valoni vendosi të pëfaqësoj Kosovën, por Vetoni donte të përfaqësonte Norvegjinë.[10]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veton Berisha është në një lidhje me vajzën e ish-volejbollistin e plazhit Bjørn Maaseide.[11]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Veton Berisha". altomfotball.no. TV 2 (Norvegji). Marrë më 8 korrik 2012. 
  2. ^ "Bror til Berisha signerte for Viking". aftenbladet.no. Stavanger Aftenblad. 16 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2010. Marrë më 8 korrik 2012. 
  3. ^ "Veton Berisha tatt ut til G-15 landslaget". Egersunds IK. 26 gusht 2009. Marrë më 8 korrik 2012. 
  4. ^ "Veton har Valon som forbilde og rådgiver". aftenbladet.no. Stavanger Aftenblad. 17 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2011. Marrë më 8 korrik 2012. 
  5. ^ a b Nilssen, Knut Arne (20 qershor 2011). "Familien Berishas store dag". aftenbladet.no. Stavanger Aftenblad. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2011. Marrë më 8 korrik 2012. 
  6. ^ "Berisha ble matchvinner med sitt første Viking-mål". vg.no. Verdens Gang. 17 korrik 2011. Marrë më 8 korrik 2012. 
  7. ^ "VIKING VS. HØNEFOSS 2 - 1". soccerway.com. Marrë më 15 korrik 2012. 
  8. ^ "Veton Berisha thyen dorën, mungon dy muaj". Koha Ditore. 22 prill 2013. Marrë më 14 maj 2013. 
  9. ^ "Portugal 3 - 0 Norway". Sky Sports. Marrë më 30 maj 2016. 
  10. ^ "Valon Berisha gjorde helomvending". nrk.no. 2016-08-25. Marrë më 2017-07-22. 
  11. ^ "Berisha fant lykken med milliardærdatter Maaseide". vg.no. 2015-11-14. Marrë më 2017-07-22.