Jump to content

Vullnet Starova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vullnet Starova është mjek, profesor universitar dhe politikan shqiptar kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë .

Vullneti lindi në Pogradec më 6 maj 1934 në familjen e Arif Starovës . Vëllai i tij është shkrimtari Luan Starova . Në vitin 1959 u diplomua për mjekësi në Universitetin e Shkupit . Në vitin 1965 u specializua për pediatri në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe në vitin 1975 mbrojti doktoraturën në pediatri sociale në Prishtinë . Ai mbante pozita në Unionin e Veprimtarive Publike, në Këshillin e Universitetit, në Komisionin Juridik të KQ të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë .

Ka qenë deputet në Kuvendin Republikan dhe në Asamblenë Federale Jugosllave. Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe Këshillit Ekzekutiv (qeveria e RS të Maqedonisë. Ka qenë kryetar i Kuvendit (Parlamentit) të RS të Maqedonisë nga 28 prill 1986 deri më 5 gusht 1991.

Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit ishte profesor ku dha mësim dhe ushtroi profesionin e tij deri në vdekje. [1]

  1. ^ Биография на сайта на Събранието на РМ