Jump to content

Wesley So

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Wesley So
So më 2023
Emri i plotëWesley Barbossa So
ShtetiFilipinet (deri më 2014)
Shtetet e Bashkuara (që nga viti 2014)
Lindi më9 tetor 1993 (31 vjeç)
Bacoor, Cavite, Filipinet
TitulliMjeshtër i madh (2008)
Vlerësimi FIDE2747 (nëntor 2024)
Vlerësimi më i lartë2822 (shkurt 2017)
RënditjaNr. 11 (nëntor 2024)
Renditja më e lartëNr. 2 (mars 2017)

Wesley Barbossa So (lindi më 9 tetor 1993) është një mjeshtër i madh shahu filipinas dhe amerikan, tre herë Kampion Amerikan i Shahut dhe kampioni i parë botëror i Fischer random chess. Ai është gjithashtu tre herë Kampion Filipinas i Shahut. Në mars 2017, ai u rendit në vendin e dytë në botë dhe kishte një vlerësim Elo prej 2822,[1] duke e bërë atë lojtarin e pestë më të vlerësuar në histori.

Një ish-gjeni shahu, So u bë lojtari më i ri që kaloi një vlerësim 2600 Elo në tetor 2008, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Magnus Carlsen.[2] Ky rekord që atëherë është thyer nga Wei Yi dhe John M. Burke.[3] Në fillim të vitit 2013, So kaloi 2700 dhe në janar 2017 u bë lojtari i 11-të që kalon 2800 Elo.

So përfaqësoi Filipinet derisa u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014. Ai fitoi Bilbao Chess Masters 2015, titullin Grand Chess Tour 2016 pasi pretendoi fitoren në Sinquefield Cup dhe London Chess Classic, Tata Steel Masters 2017 dhe Grand Chess Tour 2021. Ai përfaqësoi SHBA-në në bordin e 3-të në Olimpiadën e 42-të të Shahut, duke fituar medaljen e artë ekipore dhe individuale.

  1. ^ Top 100 Players March 2017 FIDE. Marrur më 28 dhjetor 2018
  2. ^ von Keitz, Michael (12 shkurt 2013). "Carlsen's Conquests – at 22 he has broken all records" (në anglisht). ChessBase News. Marrë më 2 mars 2013.
  3. ^ Silver, Albert (31 gusht 2015). "September 2015 Ratings: Burke youngest 2600 ever" (në anglisht). ChessBase News. Marrë më 1 janar 2017.

Lidhje të jashtne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]