Jump to content

Wikipedia:Artikulli i javës/2024/17

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Historia e arteve përfshin çdo aktivitet ose produkt të krijuar nga njeriu për qëllime komunikuese që shprehin ide, emocione ose një vizion të botës. Arti përdor metoda të ndryshme, të tilla si plastike, gjuhësore, sonore apo të përziera. Historia e arteve si një disiplinë akademike si dhe mjedisi e kanë zakon ta kufizojnë atë në të ashtuquajturat arte pamore ose plastike ndërsa që artet e tjera studiohen në mënyrë më specifike nga disiplina të tjera, të përcaktuara qartë, si historia e letërsisë apo historia e muzikës, duke qenë të gjitha objekt vëmendjeje nga e ashtuquajtura histori e kulturës apo historia kulturore, së bashku me historitë sektoriale të fokusuara në manifestime të tjera të mendimit, si historia e shkencës, historia e filozofisë apo historia e religjioneve. Disa fusha të dijes të lidhura ngushtësisht me historinë e artit, janë estetika dhe teoria e artit. Përgjatë kohës arti ka qenë klasifikuar në mënyra të ndryshme, që nga ai mesjetar në arte liberale dhe arte mekanike, në klasifikimin në arte të bukura dhe arte të aplikuara dhe deri te përcaktimet bashkëkohore, ku arti shihet si një shfaqje e kreativitetit njerëzor. Një ndarje e shekullit të XX e arteve, megjithëse nuk i përfshin të gjitha, është ajo e “nëntë arteve”. Ajo u hartua fillimisht në vitin 1923. nga poeti Italian Ricciotto Canudo dhe u zgjerua me dy zërat e fundit nga kritiku francez Claude Beylie në 1964.; Kështu, lista e arteve kryesore në shekullin e XX (Shekulli XX) përfshinte: arkitekturën, kërcimin, skulpturën, muzikënpikturënpoezinë, kinemaja, radio-televizioni dhe tregimet figurative Tanimë, përveç formave të vjetra të shprehjes artistike po konsiderohen edhe mënyra të reja shprehjeje artistike si moda, gastronomia, computer art-i, artet grafike, performaca, reklama, animimi dhe videolojërat. Historia e artit është një degë shumëfushëse e arteve dhe shkencave, që kërkon një ekzaminim objektiv të artit përmes kohës, duke klasifikuar kulturat, vendosur periodizimet dhe duke vëzhguar karakteristikat dalluese dhe ndikuese të artit. Studimi i historisë së artit u zhvillua fillimisht gjatë Rilindjes, me qëllimin e saj të kufizuar në prodhimin artistik të qytetërimit perëndimor. Gjithësesi, me kalimin e kohës, vendosi një shikim më të gjerë të historisë së artit që ka një përmbledhje të përgjithshme të gjithë qytetërimeve dhe analiza të prodhimit të tyre artistik sipas vetë vlerave të tyre dhe jo vetëm sipas historisë së artit perëndimor.