Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2013/5
Appearance
- ... ikonografi shqiptar David Selenicasi ka pikturuar pjesë të afreskeve në manastirin e Lavrasë së Madhe, manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit?
- ...gjeografi dhe profesori francez Henri Enjalbert teorizoi se Shqipëria, Ishujt e Jonit dhe Dalmacia jugore ishin rajonet e vetme në Evropë me vreshta rrushi pas Epokës së fundit të akullnajave?
- ...incidenti në kanalin e Korfuzit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, konsiderohet si një nga episodet më të hershme të Luftës së Ftohtë?
- ... në folklorin shqiptar, zanat, të admiruara për bukurinë dhe guximin kanë aprovuar protestat e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit.
- ... në prag të ndarjes Sino-Sovjetike edicionet e gazetës Problemet e Paqes dhe Socializmit në gjuhën shqipe, kineze dhe koreane nuk u botuan gjatë viteve 1962–1963?