Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/29

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kosova prezantohet në Academy Award

...Akademia e Filmave, Arteve dhe Shkencave në SHBA , Los Angeles Academy Award, e cila organizon dhe ndan çmimet Oskar, e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se nga ky vit ka të drejtë të propozojë një film që do të konsiderohet për çmimin Oskar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj pas aplikimit të QKK-së, përmbushjes së kritereve të Akademisë dhe lobimit ndërkombëtar dhe Të drejtën për t’u nominuar nga Kosova e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë të cilët janë shfaqur në kinematë e Kosovës për shtatë ditë rresht nga data 1 tetor 2013 deri me 30 shtator 2014?

...një urë që daton rreth shekullit të 12-të me një histori mbi 900-vjeçare ka dalë në dritë në Rraboshtë të Lezhës emërtuar si ura Plakut Gjon dhe ka qenë e njohur vetëm nga banorë të zonës, por duke parë gojëdhanat aty ka nisur punë, duke bërë gërmime arkeologjike dhe duke nxjerrë në dritë objekte mjaft interesante të historisë tonë kombëtare?

...Këshilli Ndërakademik vendosi që Gjuha shqipe të jetë provim pjekurie më vete, të mësohet gjatë gjithë gjimnazit dhe u propozua që lënda Kulturë Gjuhe të përfshihet në programet e universiteteve, në radhë të parë në fakultetet e mësuesisë, të gazetarisë, të gjuhëve të huaja, të arteve, të drejtësisë, të mjekësisë etj me synimin e zotërimit sa më të mirë të normës leksikore, gramatikore, stilistike e terminologjike në funksion të komunikimit sa më të plotë?

...nga Bashkia "Bajram Pasha" e Stambollit nisur në drejtim të vendeve të rajonit të Ballkanit "Karvani i Bereqetit" gjatë muajit të Ramazanit po përcjell mesazhe paqeje dhe vëllazërimi mes popujve si në qytetin e Shkodrës, ku për të dhjetin vit rradhazi shtroi një iftar për besimtarët muslimanë dhe pastaj në drejtim të Kosovës dhe vendeve te tjera te rajonit?

...një fotografi e rrallë me pamjen e marrë nga një prej gazetave të qytetit të San Franciskos (SHBA) në vitin 1897, më 17 prill të këtij viti ilustrohej me titullin që mban artikulli i gazetës është i mrekullueshëm "Janina ,kryeqyteti i Shqipërisë/Janina, the capital of Albania”?

...Galeria Kombëtare e Arteve ia ka lënë në dorë veten spontanitetit hapi dyert për pak ditë dy krijuesve finlandëzë si Egs dhe Nora Zhazha që në vend të shpjegimeve ia lë vendin veprës, propozoi fotografi dhe dy video me pikënisje "qytetet e padukshme" të Italo Kalvinos dhe Zhazha në përfytyrimin e pesë qyteteve fut dhe profilin e Tiranës?

...tipari bjond i [[Europianëve realizohet si Mutacioni i vetëm i zbuluar në një sekuencë të gjatë gjeni të quajtur KIT ligand(KITLG) dhe është i pranishëm te një e treta e europianoveriorëve të cilët mund të jenë shumë, pak ose deri diku biondë sipas bashkautorit të studimit, David Kingslej (Kingsley) biolog evolucionar në Institutin Mjekësor "Hauard Hjugs" në Universitetin Stanford , Kalifornia "Ky është një prej gjeneve, por jo i vetmi dhe kombinimi i varianteve që kanë të gjitha llojet e ndryshme të gjeneve vendos për ngjyrën e flokëve " ?

...Hirësia e tij Kryepeshkopi Aleksandër i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve në Amerikën Latine, pasuese e kishës së Fan Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit me ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai i ndodhur në Tiranë vlerësoi se Qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t’i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë?