Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/37

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Disa nga lulet e Orkideas

...Qendra e dhomës së tregtisë të VaresesLombardia do transformohet për tre ditë në një serë lulesh, ku do të zhvillohet edicioni 2014 i Orkideas, i njohur tashmë prej vitesh në të gjithë Italinë?

...sa herë shkruhet për daljen në detin AdriatikApollonisë, përmendet Lumi Vjosa, që dikur ka pas kaluar anës kodrës së qytetit të moçëm dhe kish grykën të lundrueshme ndërkohë nuk përmendet mundësia e një porti detar për bri këtij qyteti antik?

...edhe Marina Vjollca moderatorja e njohur e një emisionit televiziv sportiv uroi që skuadra e kombëtares kuq e zi, të fitonte përballë Portugalisë?

...brenda në detin e Sydney nuk u vendosën tuba prej neoni ose diçka e ngjashme me dritat, por ishte thjesht spektakli i dritave fenomen i njohur natyror nga shkencëtarët në oqean si lulëzimi i algave dinoflagellate njëqelizore me emrin ‘Noctiluca schintillas’, të cilat shfaqen pak para fillimit të pranverës në hemisferën australiane?

...filmi "A Pigeon Sat On A Branch Reflecting On Existence" i regjisorit Roy Anderson fitoi çmimin Luani i Artë në edicionin e 71 të Festivalit të Venecias dhe ‘Hungry Hearst’ i Saverio Costanzos triumfoi me dy Kupa Dhelpre nga aktorët Adam Driver dhe Alba Rohrwacher?

...sivjet më 9 shtator 2014 Festivali Veror i Durrësit hyn në një dimension të ri duke u shtrirë në një disiplinë tjetër si arti figurativ me të gjitha format e shprehjes së tij si ekspozita në Galerinë “Nikolet Vasia” me pjesëmarrës artistë nga Europa dhe Shqipëria deri më 14 Shtator kur finalizohet eventi kulturor?