Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/43

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...Tetova realizoi Festivalin Poetik Ditët e Naimit me 35 poetë nga vende të ndryshme të botës dhe vlerësoi si anëtare nderi poeten gjermane Silke Blumbach e cila për nder të festivalit dhe respektit ndaj popullit shqiptarë ka marrë emrin e mesëm ‘Lirie’ ?

...Blerim Destani thyen rekord shikueshmërie në Sat1 të Gjermanisë një film televiziv The whore apo në gjuhën gjermane Die wanderhure bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414 dhe 1415 dhe skenarist i filmit është Iny Lorentz ndërsa i adaptuar nga Gabriele Kister dhe drejtor i filmit Hansjörg Thurn?

...komedia patriotike e Jeton Nezirajt "Fluturimi mbi teatrin e Kosovës" u prezantua më 17 dhe 18 tetor në festivalin prestigjoz italian Vie Modena në "Teatro Dadà", të Castelfranco Emilias, që ka filluar nga data 9 tetor dhe do të zgjasë deri më 25 tetor?

... kryetari Xhelil Rufati, theksoi se viti 2014 do të mbahet mend si vit i organizimeve të shumta dedikuar Reka e epërme duke përmendur me këtë rast simpoziumin shkencor, librin nga pjesëmarrësit e simpoziumit, manifestimi tre ditor "Takimet e Rekës së epërme", dhe përgatitja e këngës dhe video klipit nga Ilir Shaqiri një këngë dedikuar historisë së kësaj krahine shqiptare?

...në Nantë e njohur si vendlindja e autorit të librave fantastiko-shkencorë, Zhyl vern gjendet parku më i madh "Makineritë e Ishullit" i ndërtuar sipas ëndrrave të autorit që vizitohet çdo vit prej miliona fansave të legjendës franceze të fantazisë në argëtime të ndryshme nga modelet e vogla të robotëve e deri tek xhirot mbi konstruksione robotike gjigande?

...televizioni publik amerikan PBS, "Public Broadcasting Corporations" do të zhvillojë një emision "Escape Seeker" me qëllimin të prezantojë Shqipërinë për publikun amerikan, në fund të nëntorit duke u fokusuar më tepër në prezantimin e modelit të suksesshëm të Butrintit, si një prej shembujve funksionalë për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik i rëndësishëm për turizmin vendas e promovimin e bregdetit shqiptar në SHBA ?