Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/1
... fauna te Laguna e Patokut e pellgu ujëmbledhes i tij prezanton dhe një sasi të madhe breshkash uji (Caretta caretta) në brigjet e detit dhe praninë e breshkave te gjelbra (Chelonia mydas} ?
... Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin ?
... tradita kur njerëzit në 1 Janar vendosin një monedhë në byrek, kulaç ose ëmbëlsirë dhe kjo monedhë i bie njërit prej antarëve të familjes vjen nga Shën Vasilii cili propozoi që të bëhej nga një kulaç me një monedhë për t'ua rikthyer paratë popullatës ?
... rektori i parë i Universitetit të Stambollit Hasan Tahsini e vlerësoi Parisin jo vetëm për dituritë që lëvroheshin atje gjatë studimeve por edhe për bukuritë e pashoqe të tij, gjë të cilën ai e endi dhe e pasqyroi në këta dy vargje: "Në qoftë se ke mënd dhe je i zgjuar, ore zotërì, shko në Paris ! Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë " ?
... një shqiptar që prezantohet me emrin Lil Amok ka realizuar një mënyrë të çuditshme të hedhjes së fishekzjarrëve në mënyrë akrobatike në shfaqjen e realizuar buzë lumit Main në Frankfurti të Gjermanisë ?
... Gjedik Ahmet Pasha një ndër kryeministrat e perandorisë me origjinë shqiptare gjatë kohës së qeverisjes 1475 - 1479 me anë të flotës ushtarake arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimeas, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje ?
... Epifania në 6 janar është festa popullore ndërkombtare e Ujit të Bekuar ose Befana në traditën katolike quhet shpesh në librat e shërbesave orthodhokse Theofani që do të thotë shfaqje e Perëndisë ?
... për pacientët Paracelsus ishte vetë e mira dhe ngushëllimi : "Detyra e parë e mjekut - iu thoshte nxënësve - është t'iu tregojnë të sëmurëve sesa i dhimbseshin ata. Nëse dashuria jonë do të jetë e fortë, mjekimi do të japë fryte të mira. Në qoftë se dashuria do të jetë e dromcuar, frytet e mjekimit do të jenë të krimbura ! " ?
... në repertorin e këtij viti dirigjenti Zubin Mehta në Koncerti i fillimvitit i Vjenës kanë përfshirë dhe një kolazh me muzikë tradicionale shqiptare dhe në violinë ishte anëtari i Filarmonisë së Vjenës Shkëlzen Doli shqiptar virtuoz me origjinë nga Gjakova në violinçelë Edison Pashko, në klarinetë Hekuran Xhambali ndërsa koreografia shqiptare u përfaqësua me balerinin Eno Peçi ?
... sikur Babagjyshi i Vitit të Ri edhe këngëtarja Genta Ismajli ka shpërndarë dhurata për fansat e saj të shumtë në Facebook 250 Premium Karta me të cilat gjatë gjithë vitit 2015 kanë mundësi të kenë hyrjen falas në të gjitha koncertet e saj ?