Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2013/31

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkodra, vendasit e së cilës quhen "shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s. Qyteti sot ka rreth 115 000 banorë, është kryeqendra e rrethit dhe qarkut me të njëtin emër.

Shtrihet për rreth 16,46 km² në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e Humanizmit. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]