Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/18
Randal Howard “Rand” Paul (Pittsburgh, 7 Janar 1963) është një mjek dhe politikam amerikan nga shteti i Kentuckyt. Që prej vitit 2011 Paul shërben si Senator i Kentuckyt për Partinë Republikane. Ai është gjithashtu mjek oftalmolog dhe i biri i ish-Kongresmenti nga Texasi, Ron Paul.
Paul lindi në Pittsburgh, Pennsylvania. Ndoqi Universitetin e Baylorit dhe u diplomua nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit Duke. Ai filloi të praktikonte profesionin e oftalmologut në vitin 1993 në Bowling Green në Kentucky, dhe ngriti klinikën e tij private në dhjetor të vitit 2007.
Paul njihet si një mbështetësi Lëvizjes Tea Party, dhe si një kritik i Sistemit të Reservës Federale (FED). Ai ka kundërshtuar përgjimin në masë që iu bëhet amerikanëve nga NSA (Agjensia Kombëtare e Sigurisë) dhe mbështet reduktimin e taksimit dhe të shpenzimeve qeveritare. Në çështjet e abortit ai e përshkruan veten e vet si “100% pro-jetës”.
Më 7 prill 2015 Paul zyrtarizoi kandidaturën e vet për të qenë nominimi Republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë.