Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/49

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lew Rockwell

Llewellyn Harrison Rockwell, Junior (1 korrik 1944, Boston), njohur gjerësisht si Lew Rockwell, është një autor, komentator dhe një nga mendimtarët anarko-kapitalistë më prominent në botë, që në vitin 1982 themeloi Institutin Ludwig von Mises në Auburn, Alabama. Ai vazhdon të shërbejë si President i Institutit L. von Mises dhe në role të tjera lidershipi. Gjithashtu është proponent i Shkollës Austriake të Ekonomisë. Rockwell është gjithashtu edhe Zv. President i Qëndrës për Studime Libertariane në Burlingame, Kaliforni dhe botues i weblogut LewRockwell.com.

Rockwell qe thellësisht i asociuar me mësuesin dhe kolegun Murray Rothbard deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 1995. Ideologjia politike e Rockwellit kombinon një formë të anarko-kapitalizmit me konservatorizmin kulturor dhe Shkollën Austriake të ekonomisë. Ai gjithashtu u bën avokati koncepteve federaliste si një mjet për të promovuar lirinë prej qeverisjes qëndrore (të qëndërzuar), sikundër edhe konceptit të shkëputjes/ndarjes së shteteve/territoreve për të njëjtat arsye politike decentralizuese.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]