Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2017/40
Kalaja e Ulqinit (malazisht: Tvrđava Ulcinj), e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit (malazisht: Stari Grad Ulcinj) është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, Mali i Zi. Është ndërtuar mbi një siujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut.
Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane. Qyteti i vjetër Ulqinit u themelua në shekulliN V p.e.s. nga kolhët, nga të cilët është quajtur fillimisht Kolihinium. Në shekullin II p.e.s. (vitin 163 p.e.s.), u morr nga romakët prej fisit ilir olciniatas dhe pastaj qyteti Kolhinium bëhet Olcinium. Gjatë sundimit romak Olciniumi bëhet qytet me status të veçantë e me privilegje të veçanta (lat. oppida civium Romanorum) dhe më vonë si një qytet me status të pavarur (lat. Municipium).
Për shkak të pozitës së mirë gjeografike, relievit dhe klimës së butë ka qenë gjithmonë pre e pushtuesve të mëdhenj. Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca. Perandori bizantin Justiniani përmendet të ketë bërë rindërtime, i cili u ndjek nga nemanjiqët, balshajt, venedikasit dhe osmanët.