Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/26

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ali Pasha dhe Lidhja e Prizrenit

Aksioni i Gjakovës ishte sulmi kundër Mehmet Ali Pashës, dhe është ndërmarre në 3-6 shtator 1878 nga Komiteti i Gjakovës i Lidhjes së Prizrenit në pronën e Abdullah Pashë Drenit afër Gjakovës. Gjatë betejës mbetën të vrarë Mehmed Ali Pasha (marshall osman që duhet të vëzhgonte dorëzimin e zonave shqiptare të Plavës dhe Gucisë Malit te Zi), Abdullah Pashë Dreni (zyrtar i rajonit dhe ish-anëtar i Lidhjes), si dhe ushtarë e vullnetarë të Komitetit të Gjakovës.

Sulmi ishte operacioni i parë ushtarak i Lidhjes së Prizrenit dhe shënoi fillimin e armiqësive në mes të organizatës dhe Perandorisë Osmane. Në nivel ndërkombëtar, ai ishte i pari në një seri betejash që ndryshuan kushtet e Kongresit të Berlinit në lidhje me koncesionet që iu bënë Malit të Zi dhe përfundoi me rrethimin e Ulqinit, i cilai përcaktoi kufijtë e Malit të Zi deri në Luftërat Ballkanike.

Në ditën e fundit të sulmit prona e Abdullah Pasha Drenit u dogj dhe Mehmed Ali Pasha u vra. Në total, rreth 280 u vranë dhe 300 u plagosën gjatë betejës. Në mes të të vrarëve ishte edhe Shaqir Aga Curri, njeri i besuar i Abdullah Pashë Drenit dhe babai i Bajram Currit. Brenda Lidhjes, suksesi i sulmit, i cili ishte edhe operacioni i parë ushtarak i Lidhjes, shkaktoi rritjen e faksionit independentist, i cili ishte nën influencën e Abdyl Frashërit: ky i fundit kryesonte asamblenë e Komitetin e Stambollit. Më 27 shtator, vendimet e asamblesë, të cilat, ndër të tjera, përfshinin bashkimin e të gjitha zonave të banuara me shqiptarë në një vilajet të vetëm me autonomi maksimale, u botuan në Tercuman-i Sark, një gazetë në pronësi të Sami Frashërit në kryeqytetin osman.