Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/35

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kapaku i Final Fantasy VIII. Nga e majta në të djathë, Squall, Rinoa dhe Seifer.


Final Fantasy VIII (Fantazia e Fundit 8 - ファイナルファンタジーVIII Fainaru Fantajī Eito), është një lojë RPG (lojë me role) e krijuar nga firma Squaresoft dhe lëshuar për PlayStation dhe Microsoft Windows për PC. Kjo është loja e dytë e serive Final Fantasy që është lëshuar për konsolën PlayStation dhe është e dyta lojë e lëshuar për PC gjithashtu.

Mbase një nga lojrat më të arrira të 1999, Final Fantasy VIII ka në qëndër të historisë një grup të rinj mercenarësh që e gjejnë veten shumë shpejt në një konflikt internacional, ku më pas zbulohet se bota imagjinare (e pa emëruar nga Squaresoft) edhe një herë mund të jetë në rrezik.

Final Fantasy 8 u prit shumë mirë nga adhuruesit dhe në javët e para mendohet se ka fituar rreth 50 milion dollarë. Asnjë lojë më parë me këtë titull nuk ishte shitur aq shpejtë sa FF VIII. Megjithatë në revistën Fumitsu, loja u rendit e 22-ta, si loja më e mirë e të gjitha kohërave. Loja ka shitur 8.15 milion kopje në të gjithë botën (kjo deri më 31 mars, 2003) [ref. 1].

Final Fantasy VIII, dallohen përmirësime të shumta të grafikës. Ndryshe nga Final Fantasy VII, në FF VIII, personazhet janë ndërtuar më bukur dhe në mënyrë më reale se titujt e tjerë të Final Fantasy. Kjo është e para lojë e serive që përdor sekuenca videosh që për më tepër shoqërohet me muzikë. Gjithashtu edhe sistemi i lojës është pak ndryshe. Për shembull në lojërat e mëparshme, personazhi thjesht rrit nivelin e tij me anë të eksperiencës që fiton në betejë, ndërkohë që në FF VIII personazhi duhet të rrisë edhe nivelin e GF (të njohur edhe ndryshe si Aeon ose Espers). Edhe pse ndryshe nga paraardhëset e saj, Final Fantasy VIII ka përdorur disa elementë nga lojërat paraardhëse si edhe ka ndikuar në lojërat që do të vinin në vazhdim.







Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]