Final Fantasy VIII

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Final Fantasy VIII
Kapaku i Final Fantasy VIII. Nga e majta në të djathë, Squall, Rinoa dhe Seifer.
Titulli
Final Fantasy VIII
Titulli Alternativ
Fantazia e Fundit 8
Zhvilluesi
Squaresoft
Publikuesi
Squaresoft, më vonë Square Enix
Platforma / Konzola
PlayStation, PC për Windows
Lloji i lojës
RPG
Publikuar
Lojtarët
1
Seritë
Për moshën
Të gjitha
Formati
4 CD
Ekrani
Windows, 266 MHz Intel Pentium II CPU, 64 MB RAM, Kartë video me 4 MB RAM, 8X CD-ROM drive, 300MB hard disk i lirë, DirectX 6.1, Windows 95 dhe më tej
Kontrolli
1 Joystick, Tastierë Kompjuterike, mouse
Sistemi
PAL dhe NTSC

Final Fantasy VIII (Fantazia e Fundit 8 - ファイナルファンタジーVIII Fainaru Fantajī Eito), është një lojë RPG (lojë me role) e krijuar nga firma Squaresoft dhe lansuar për PlayStation dhe Microsoft Windows për PC. Kjo është loja e dytë e serive Final Fantasy që është lëshuar për konsolën PlayStation dhe është e dyta lojë e lëshuar për PC gjithashtu.

Mbase një nga lojrat më të arrira të 1999, Final Fantasy VIII ka në qëndër të historisë një grup të rinj mercenarësh që e gjejnë veten shumë shpejt në një konflikt internacional, ku më pas zbulohet se bota imagjinare (e pa emëruar nga Squaresoft) edhe një herë mund të jetë në rrezik.

Final Fantasy 8 u prit shumë mirë nga adhuruesit dhe në javët e para mendohet se ka fituar rreth 50 milion dollarë. Asnjë lojë më parë me këtë titull nuk ishte shitur aq shpejtë sa FF VIII. Megjithatë në revistën Fumitsu, loja u rendit e 22-ta, si loja më e mirë e të gjitha kohërave. Loja ka shitur 8.15 milion kopje në të gjithë botën (kjo deri më 31 mars, 2003) [ref. 1].

Final Fantasy VIII, dallohen përmirësime të shumta të grafikës. Ndryshe nga Final Fantasy VII, në FF VIII, personazhet janë ndërtuar më bukur dhe në mënyrë më reale se titujt e tjerë të Final Fantasy. Kjo është e para lojë e serive që përdor sekuenca videosh që për më tepër shoqërohet me muzikë. Gjithashtu edhe sistemi i lojës është pak ndryshe. Për shembull në lojërat e mëparshme, personazhi thjesht rrit nivelin e tij me anë të eksperiencës që fiton në betejë, ndërkohë që në FF VIII personazhi duhet të rrisë edhe nivelin e GF (të njohur edhe ndryshe si Aeon ose Espers). Edhe pse ndryshe nga paraardhëset e saj, Final Fantasy VIII ka përdorur disa elementë nga lojërat paraardhëse si edhe ka ndikuar në lojërat që do të vinin në vazhdim.

Mënyra e të luajturit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi i Hartës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje nga loja; lëvizja në hartën e qyteteve.
Pamje nga Fusha e betejës.

Si shumë tituj Final Fantasy, Final Fantasy VIII të përbëhet nga tre modalitete kryesore: harta botërore, harta e qyteteve dhe fusha e betejës. Harta e botës është një fushë 3D, në të cilën lojtari mund të eksplorojë lirisht. Udhëtimit në këtë hartë realizohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë ecjen në këmbë, makinë, Chocobo, tren, dhe anije fluturuese Ragnarok (këto mënyra udhëtimi përveç të parës e imunizojnë lojtarin nga çdo lloj sulmi).

Harta e qyteteve përbëhet nga lokalitete të ndryshme në të cilën lojtari mund të lëvizë lirisht për të përmbushur objektivët e tij. Gjatë kësaj kohe në pah dalin vetëm tre lojtarët bazë të skuadrës aktuale. Fusha e betejës 3D, përfshin një skenë të thjeshtë e cila ndryshon sipas vendit, ku zhvillohen përleshjet fizike në kohë reale midis lojtarit dhe kompjuterit sipas stilit RPG. Në çdo moment lojtari mund të kalojë në menynë kryesore ku mund të kryhen funksione të ndryshme nga shërimi, kontrollimi i exp. (eksperiencës) deri te save (ruajtja) i lojës.

Mini-Lojërat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mini loja "Triple Triad".


FF VIII prezanton dy mini-lojëra të ndryshme.

Njëra prezantohet nën emrin “Triple Triad” dhe konsiston në një lojë me letra e përafërt me lojën “tris”. Lojtari merr në fillim të lojës letra të ndryshme me simbole numerike / gërma në formën e një katrori horizontal dhe vertikal. Vendosja e tyre në mënyrë të kujdesshme duhet të bërë për të pasur një shifër më të lartë në çdo pozicion duke i bllokuar kundërshtarit mundësinë për të mposhtur shifrat e letrës. Kjo bëhet në një plan i përbërë nga nëntë katrorë. Fituesi merr letrën më të madhe të kundërshtarit. Letra të tjera mund të fitohen gjtë lojës duke mposhtur në beteja kundërshtarë të ndryshëm ose duke marrë lojtarë të rinj. Kjo lojë aktualisht mund të luhet në internet [ref. 2][ref. 3].

Loja e dytë mini, mund të luhet vetëm në se lojtari disponon një GameShark për PlayStation One. Lojtari duhet të gjejë një Chocobo dhe më pas të kërkojë për thesare, gara ose beteja të reja. Kjo mini-lojë është e ngjashme me mini-lojën paraqitur në Final Fantasy VII.

Limit Break[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Limit Break i karakterit Rinoa, Angel Wing.

Limit Break është lloj sulmi i veçantë dhe i fuqishëm që gjendet në shumë tituj Final Fantasy. Kjo prezantohet edhe në lojën në fjalë.

Personazhet në Final Fantasy VIII, kanë sulme unike të quajtura "Limit Break", ashtu si në Final Fantasy VII. Këto sulme të veçanta janë krejt të rastësishme në lojë, por personazhet me HP (Hit Point) të ulët kanë më shumë mundësi të realizojnë një sulm të tillë. Limit Break mund të stimulohen edhe nga përdorimi i magjisë Aura mbi një personazh të caktuar. Gjithashtu këto lloj sulmesh mund të bëhen të pamundura në saj të statusit aktual të lojtarit në një fazë të dhënë të betejës.

Një personazh ka më shumë se një Limit Break. Limitet mund të bëhen të përdorshme në varësi të modifikimit të armëve, magjive që posedon një karakter i caktuar, dhe GF (sipas sistemit junction që paraqitet në këtë lojë). Disa limite përshijnë kombinimin e butonave sipas një sekuence të saktë për tu realizuar me sukses [ref. 4][ref. 5].

Sistemi Junction[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi i Kryqëzimit që paraqitet për herë të parë në këtë lojë, lejon lojtarin që të modifikojë personazhet e lojës sipas preferencave. Lojtari mund të kombinojë Guardianët (Guardian Force ose shkurt GF) me lojtarët që ka në dispozicion duke shtuar ose pakësuar respektivisht forcën, fatin, HP-në dhe të tjera (si për shembull një GF zjarri e bën karakterin të fortë ndaj këtij elementi dhe të dobët ndaj elementit të akullit) të karakterit. Ai të cilit i është caktuar një Guardian mund ta thërrasë atë gjatë lojës për ndihmë (sulm ose mbrojtje). Lojtari përsoset më tej në saj të magjive që fiton nga kundërshtarët me anë të funksionit “Draw – Tërhiq.” Ekzistojnë 36 magji në total me një limit prej 100 magjish për një lloj. Magjitë mund të përdoren në mënyrë të veçantë, por janë zakonisht më efektive në se mbahen stok.

Hiroyuki Ito dizenjoi sistemin e kryqëzimit dhe aftësinë për të përdorur GF duke i dhënë mundësinë disenjatorit Tetsuja Nomura të paraqiste këto “përbindësha” unik me kujdes. Mbas pritjes mirë të guardianit Leviathan nga adhuruesit në një demo të lojës në fjalë, Tetsuja bazuar në këte GF, dizenjoi edhe rojat e tjera.

Mënyra e të fituarit exp. në lojë është e përafërt me titujt e tjerë të mëparshëm. Personazhet që janë të pavetëdijshëm në fund të betejës nuk fitojnë asnjë eksperiencë. Ndryshimi qëndron në sistemin e AP dhe EXPGuardian Force i cili zhvillohet së bashku me lojtarin dhe ka një nivel të tijin deri në 99 [ref. 6][ref. 7][ref. 8][ref. 9].

Ngjarjet dhe Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loja paraqet një larmishmëri personazhesh pozitivë dhe negativë. Personazhet kryesorë pozitivë janë Squall Leonheart dhe Rinoa Heartilly. Zell Dincht, Irvin Kinneas, Quistis Trepe, Selphie Tilmitt janë personazhët kryesorë që mund të komandohen nga lojtari. Nga një ngjarje në tjetrën, lojtarët, prezantohen me personazhë të rinj që mund të merren në kontroll si Laguna Loire, Kiros Seagill, Ward Zabac dhe Edea Kramer (në fillim antagoniste).

Antagonistët kryesorë janë Ultimecia, Adel, Seifer Almasy (mund të merret në kontroll në raste specifike), Fujin dhe Rajin.

Personazhe të tjerë të cilët nuk mund të komandohen por të cilët janë të rëndësishëm për historinë janë Cid Kramer, Ellione Loire, Xhulia Heartilly, Rain Loire, Dr. Odine etj. Historia në të vërtetë rretullohet rreth personazhit Ellione Loire e cila ka fuqinë për të kompresuar (përthyer) kohën dhe për këtë arsye kërkohet nga Ultimecia.

Protagonistët kryesorë me pamjet e tyre prej studentësh janë propozuar nga dizenjuesi i Squaresoft, Tetsuja Nomura dhe janë shprehur në mënyrën e dëshiruar nga skenaristi i lojës Kazushige Nojima [ref 10].

Ngjarjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjarjet e Final Fantasy VIII zhvillohen në një botë imagjinare e pa emëruar nga Squaresoft. Si një botë imagjinare, edhe shtetet dhe vendet në lojë janë krejtësisht fiktive si Balamb (aty ku fillon historia), Timber, Galbadia, Esthar (pozicionuar në kontinentin më të madh sipas lojës), Trabia etj. Një pjesë e ngjarjeve ndodhin në një bazë hapësinore. Një tjetër lokalitet është Fisherman Horizon që ndodhet në mes të oqeanit.

Qytet shtetet zakonisht janë të ndara nga njëra tjetra, dhe me bllokimin e valëve të radios dhe përbindëshave në zonat për rreth të rënë kohë më parë nga sateliti i vetëm i planetit në pikën “Lunar Cry”, pak merret vesh se çfarë po ndodh në vendin fqinj [ref. 11].

Si pjesë e një teme e dëshiruar nga drejtori Yoshinori Kitase u shpreh se dëshironte t’i jepte lojës një atmosferë perëndimore me grimca fantazie aty këtu. Frymëzimi nga arkitektura antike egjiptiane dhe greke, ndërthuret me pamje të qyteteve të njohura të botës si Parisit, Francë dhe vende të tjera të Evropës [ref. 4]. Nga ana tjetër Yasuke Naora për rvistën Famitsu, deklaroi se stafi që punoi mbi lojën në fjalë u përpoq t’i jepte asaj një pamje krejtësisht freskie dhe ndriçimi si një dritë që buron nga errësira (mbase kjo si një kontrast me titullin paraardhës që zhvillohet në një botë të zymtë e mbingarkuar nga ndotja e ambientit). Stafi sipas tij, nuk e pati të vështirë të punonte në këtë drejtim të ri [ref. 12].

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para shtatëmbëdhjetë vjetësh nga ngjarjet aktuale në lojë një luftë e madhe midis Galbadias dhe Esthar përfshiu botën fiktive te FF VIII. Esthar me në krye Magjistaren Adel e kontrolluar nga Ultimecia dëshironte të pushtonte botën me anë të fuqisë së Ellione Loire, por u ndalua nga Laguna Loire (në fillim duke u përpjekur thjeshtë të shpëtojë vajzën e Rain, Ellione) dhe përkrahësit e tij nga të dyja palët në konflikt; Adel internohet në hapsirë dhe ngrihet një qendër hapësinore për ta mbajtur atë në kontroll. Kjo i kushtoi atij largimin nga Rain Loire që vdiq më pas gjatë lindjes së djalit të Lagunës, Squall Leonheart. Squall dërgohet në një jetimore nën kujdestarinë e Matron (Edea Kramer) dhe Ellione (e thirrur prej jetimëve si Sis (motërz). Aty ai u rrit së bashku me Irvin Kinneas, Quistis Trepe, Seifer Almasy dhe Selphie Tilmitt. Më pas ata dërgohen në kampe të ndryshme mercenarësh dhe të ndikuar nën përdorimin e GF-ve e harrojnë njëri tjetrin përveç Irvinit që transferohet në një kamp ku nuk përdoren Guardianët.

Pamje nga pjesa e vallëzimit, Waltz for the Moon.

Historia e lojës fillon në Balamb Garden, një vend ku stërviten mercenarë të quajtur SEED. Balamb mbahet si kampi (kopshti) më i fuqishëm i mercenarëve mbasi përdor gjerësisht Guardian Force. Squall, Zell dhe Seifer janë kadet në këtë shkollë me në krye instruktoren Quistis. Gjatë një beteje të kadetëve të Balamb Garden në të cilën merr pjesë edhe Selphie (transferuar rishtasi nga Trabia Garden) kundrave trupave të Galbadias në mbrojtje të Dollet Dukedom, personazhët e sipërpërmendur arrijnë të emancipohen dhe të bëhen SEED, përveç Seiferit që ndëshkohet për mosbindje të urdhrave. Gjatë mbrëmjes së emancipimit, Squall takohet me Rinoan që është aty për t’i kërkuar Cid Kramerit ndihmë në luftën e saj kundra Galbadias që mban të pushtuar Timberin. Janë pikërisht Squall, Zell dhe Selphie që caktohen për ta ndihmuar atë. Në rrjedhën e shumë ngjarjeve, personazhet kthehen mbrapa në kohë për të parë eventet e ndodhura rreth shtatëmbëdhjetë vjet më parë, të kushtëzuar nga Elloine. Ata marrin vesh nëpërmjet syve të Lagunës, Kirosit dhe Wardit se si kishte filluar konflikti midis dy fuqive të mëdha. Gjithashtu shpjegohet marrëdhënia dashurore e ndërprerë për shkak të luftës, midis Laguna Loire dhe Xhulia Heartilly (nënës së Rinoas).

Në kohën aktuale del sërish në pah Magjistarja e dikurshme që tani është Edea Kramer në krye të Galbadias së bashku me presidentin e saj, duke bërë që lufta për pavarësinë e Timberit të lihet me një anë. Të alarmuar nga ky lajm, një grup ushtarësh elitar nga vetë Galbadia (përfshirë edhe babain e Rinoas Gjeneralin Carway) së bashku me aprovimin e lidërve të Balamb (kryesuar nga Cid Kramer) caktohen mercenarë për të zhdukur Magjistaren. Për këtë punë caktohet si snajper (qitësi) Irvin Kinneas. Komploti dështon dhe personazhët që morën pjesë në të arrestohen. Kuptohet që skuadra arrin t’ia mbathë prej andej dhe kthehet sërish në Balamb Garden për të paralajmëruar se Edea kërkon t’i sulmojë pasi i cilëson ata si kërcënim për planet e saj.

Skuadra e gjen kampin në kaos ku Norg (financuesi i kampit) dhe Cid grinden për kontrollin e tij. Rrjedhimisht skuadra arrin që të qetësojë gjakrat dhe të shpëtojë kampin nga kërcënimi i Edeas. Për ta bërë këtë ata zhvendosin të gjithë kampin (që rezulton më pas të jetë një tip mini qyteti fluturues) për tu përplasur pa dashje në Fisherman Horizon. Gjatë kësaj kohe shpjegohet se sulmet e fundit të Galbadias kanë të bëjnë me gjetjen e Ellione e cila pas eventeve gjen strehë në Esthar. Megjithatë duke menduar se ajo ndodhet akoma në Balamb Garden, trupat e Galbadias nën drejtimin e Seifer (tashmë nën kontrollin e Magjistares) sulmojnë këtë të fundit. Squall vihet në krye të Balamb Garden dhe drejton luftën kundra tyre ku të gjithë marrin pjesë. Situata bëhet e mjerueshme për B.G. dhe personazhët vendosin të sulmojnë drejt për së drejti Magjistaren Edea. Sulmi i dëshpëruar rezulton me sukses. Seifer dhe Edea mposhten dhe luftimet pushojnë menjëherë. Edea çlirohet nga posedimi i Ultimecias e cila tashmë transferohet në trupin e Rinoas, e cila për habi të të tjerëve ishte gjithashtu një Magjistare.

Për ta shpëtuar atë, që qëndron pa ndjenja, Squall (tashmë i lidhur ngushtë me të) vendos ta shpëtojë. Ai ndërmerr një udhëtim në Esthar që ka teknologjinë më të avancuar për kohën. Dr. Odin, një shkencëtar në Esthar vendos se për ta shpëtuar atë ajo duhet dërguar në qendrën hapësinore për tu analizuar. Pas dërgimit të saj Ultimeca e përdor trupin e saj për të liruar Magjistaren Adel. Mbasi Adel rizgjohet e gjithë baza hyjnore evakuohet. Rinoa e hedhur në hapësirë në mëshirë të fatit shpëtohet nga Squall pavarësisht se paralajmërohet se është e pamundur ta gjejë atë dhe edhe në se e gjen më pas ata do mbeten në hapsirë. Të dy shpëtojnë falë anijes kozmike Ragnarok dhe kthehen në tokë shëndoshë e mirë.

Me plan të Dr. Odin dhe me inkurajim të Lagunës (tashmë në krye të vendit) pas mposhtjes së Adel, skuadra transferohet në kohën e Ultimecias për ta mposhtur atë një herë e mirë. Pak çaste para vdekjes ajo kthehet pas në kohë duke tërhequr pas edhe personazhin kryesor, dhe i kalon fuqitë e saj tek Edeja (e njohur nga fëmijët si Matron)e re. Edeja pranon fuqitë e Ultimecias për të mbrojtur jetimët. E habitur nga prezenca e Squall aty, ajo vihet në njoftim të gjithë ngjarjes (pra se si SEED ishin destinuar të luftonin kundra Magjistares Ultimecia), dhe kjo i jep shkas asaj dhe burrit të saj Cid Kramer që të ndërtojnë Balamb Garden për të trajnuar SEED, për të luftuar sërish fuqinë e Ultimecias duke e futur kështu historinë në një rreth vicioz [ref. 13].

Squall humb në kohë pas kësaj dhe shpëtohet nga Rinoa duke kujtuar një premtim se ata do të takoheshin në një vend të caktuar [ref. 14]. Loja mbyllet me organizimin e një feste në Balamb Garden. Laguna dhe Xhulia nuk mundën të qëndronin bashkë për shkak të luftës, por fëmijët e tyre u bashkuan dhe i dhanë fund asaj [ref. 15].

Muzika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolona sonore e lojës përbëhet nga fragmente të ndryshme orkestrale. Megjithatë dy këngët kryesore janë:

  • 1. Liberi Fatali – kënduar nga një kor operistik. Kjo është kënga e hapjes së lojës. Ajo shërben si plotësuese e filmimit fillestar.
  • 2. Eyes on me – kënduar nga Faye Wong. Kjo këngë përsëritet disa herë gjatë lojës. Sipas lojës ajo këndohet nga Xhulia Heartilly.

Squer Enix nxori në shitje katër disqe të ndryshme me kolonën zanore të lojës. Fithos Lusec Wecos Vinosec Final Fantasy VIII ishte disku i parë i nxjerrë nga DigiCube me pjesë orkestrale nga loja [ref. 16]. Ky rekord përbëhej nga 13 tituj:

  • 1. "Liberi Fatali" 3:08.
  • 2. "Blue Fields" 3:38.
  • 3. "Don't Be Afraid" 3:49.
  • 4. "Balamb GARDEN ~ Ami" 5:16
  • 5. "Fisherman's Horizon" 4:01.
  • 6. "FITHOS LUSEC WECOS VINOSEC" 4:38.
  • 7. "Eyes on Me" 5:43.
  • 8. "The Man With the Machine Gun" 3:36.
  • 9. "Dance With the Balamb-Fish" 3:16.
  • 10. "Love Grows" 4:35
  • 11. "The Oath" 5:09
  • 12. "Ending Theme" 13:22
  • 13. "Fragments of Memories" 4:05

Albumi i dytë me titull Piano Collections Final Fantasy VIII përmbante pjesë muzikore të luajtura kryesisht në piano:

  • 1. "Blue Fields" 3:19
  • 2. "Eyes on Me" 3:26
  • 3. "Fisherman's Horizon" 3:58
  • 4. "SUCCESSION OF WITCHES" 3:49
  • 5. "Ami" 3:34
  • 6. "Shuffle or Boogie" 2:53
  • 7. "Find Your Way" 3:44
  • 8. "The Oath" 3:57
  • 9. "Silence and Motion" 3:20
  • 10. "The Castle" 3:43
  • 11. "The Successor" 5:05
  • 12. "Ending Theme" 5:40
  • 13. "Slide Show Part 2" 1:35

Albumi i tretë i lojës paraqet vetëm tre titujt kryesorë të saj:

  • 1. "Eyes on Me" 5:36
  • 2. "Akashia no Mi (アカシアの実 Acacia Seeds)" 4:15
  • 3. "Eyes on Me (Instrumental)" 5:42

Një album i katërt u publikua gjithashtu.

Shumica e kompozimeve dhe rregullimeve në albume është bërë e mundur nga Nobuo Uematsu. Mendohet se ky album ka shitur më shumë se 400 000 kopje gjithsej, sipas të dhënave të vetë kompanisë [ref. 17]. Pjesë të tjera nga këto albume janë performuar nga grupi rok The Black Mages.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loja u prit përgjithësisht mirë nga kritikët. GameSpot i dha lojës 9.5 pikë për versionin PlayStation por kritikoi rëndë versionin për PC duke i dhënë vetëm 6.7 pikë [ref. 18]. Eurogamer gjykoi vetëm për versionin e PC dhe i dha lojës 9/10 duke vënë në dukje se loja vuan shumë humbje gjatë kalimit nga një konzolë në tjetrën [ref. 19].

GameSpy gjithashtu e vlerësoi lojën por vuri në dukje të metat e versionit për PC [ref. 20]. IGN e përfshiu lojën në 25 lojrat më të mira të të gjitha kohërave [ref. 21]. Metacritic i dha lojës 90/100 pikë [ref. 21].

Pra shkurtimisht loja u prit mirë nga kritikët edhe pse versioni për PC shpesh u bë objekt kritikash negative. Megjithatë ndër radhët e adhuruesve, në një vlerësim subjektiv, Final Fantasy VIII është më mbrapa Final Fantasy VII (mungon referenca).

Zhvillimi lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimet zyrtare të lojës filluan në vitin 1997, ndërkohë që zhvillohej seria e shtatë e të njëjtit titull [ref. 12]. Krijuesi i titujve Final Fantasy, Hironobu Sakaguchi po punonte mbi filmin Final Fantasy: The Spirits Within duke ia kaluar kështu drejtimin e Final Fantasy VIII, Yoshinori Kitase [ref. 22]. Si producent u vendos Shinji Hashimoto, i cili dëshironte një titull të ri Final Fantasy ku fantazia dhe realiteti të kombinoheshin me njëra tjetrën. Kjo mund tu bënte e mundur me përfshirjen e një sërë karakteresh që duhet të ngjanin si njerëz të thjeshtë dhe të zakonshëm. Kjo u kërkua të realizohej nga drejtori i efekteve vizuale Tetsuya Nomura, i cili së bashku me drejtorin artistik Yusuke Naora u përpoqën t’i modifikonin personazhet e rinj duke u distancuar nga ato të serisë paraardhëse, që paraqiteshin në një formë njerëzore deri diku të deformuar (duke marrë parasysh se ishte titulli i parë në konzolën PlayStation). Për më tepër loja e re, sipas stafit duhet të përbëhej nga ngjyra të hapura e të shkëlqyeshme. Megjithatë inovacioni më i madh në seritë, ishin sekuencat video (full motion video) në pjesë të ndryshme të lojës. Lojtari gjithashtu ashtu si edhe në botën reale mund të merrte një makinë me qira, lëvizja e lirshme në hartat e ndryshme të lojës etj [ref. 12][ref. 23].

U punua shumë me personazhet ku spikaste gjithmonë parimi i kontradiktorialitetit midis tyre. Kështu personazhi kryesor Squall si një tip i vetmuar dhe me pak fjalë, bie në kontrast me karakterin e Rinoas si një tip i shoqërueshëm dhe fjalë shumë [ref. 24].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Squall: A SeeD. A SeeD from Balamb Garden. Edea: SeeD? Garden? Squall: Both Garden and SeeD were your ideas. Garden trains SeeDs. SeeDs are trained to defeat the sorceress.

  • • 14. Dialogu:

Squall: How about this... I'll be here... Rinoa: ...Why? Squall: The reason why you couldn't find me was because we haven't promised yet. Rinoa: Promised...? Squall: I'll be waiting for you. If you come here, you'll find me. I promise.

  • • 15. FINAL FANTASY VIII - Game Script nga Asch the Hated ne GameFaqs.com te gjitha dialogjet e lojes ne anglisht.
  • • 16. Chandran, Neal (2009-07-27). "Final Fantasy VIII Fithos Lusec Wecos Vinosec". RPGFan. Retrieved 21.8.2008.
  • • 17. Square Enix USA site staff. "Nobuo Uematsu's Profile". Square Enix USA. Retrieved 21.8.2008.
  • • 18. http://www.gamespot.com/search.html?qs=final+fantasy+VIII&om_act=convert&om_clk=search[lidhje e vdekur]
  • • 19. http://www.eurogamer.net/articles/ff8
  • • 20. Koltookian, Gary "Final Fantasy VIII". GameSpy. fq. 2.
  • • 21. Staff (2002-01-22). "Top 25 Games of All Time: Complete List". IGN. IGN Entertainment.
  • • 22. Staff (5 June 1998). "インタビュー 坂口 博信 [Interviste me Hironobu Sakaguchi] (japonisht). Famitsu Weekly. Marre me ?.??*.2004.
  • • 23. "Final Fantasy VIII Kitase, Nojima, Naora and Nomura Interview". Official UK PlayStation Magazine (71). Marre me 2009.
  • • 24. Square Electronic Arts, ed (1999). Final Fantasy VIII North American instruction manual. Square Electronic Arts. fq. 6–9. SLUS-00892GH.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]