Jump to content

Final Fantasy III

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapaku i lojës Final Fantasy III.

Final Fantasy III (Fantazia e Fundit 3 - ファイナルファンタジーIII Fainaru Fantajī Surī) është një lojë RPG (lojë me role) e krijuar, zhvilluar dhe publikuar nga Squaresoft (në ditët tona e njohur si Square Enix, pas falimentimit të bujshëm të Squaresoft). Për herë të parë doli në shitje në 1990 për konzolën NES (Nintendo Entertainment System). Si një lojë shumë e vjetër, Final Fantasy III është loja e parë RPG që paraqiti një ‘sistem ndërrimi punësh’ dhe kjo lojë do të ishte RPG-ja më e madhe e krijuar ndonjëherë për konzolën Nes.

Loja ka në qendër katër jetimë që bien në kontakt me një kristal. Ky kristal i lejon atyre të përdorin një pjesë të mirë të fuqisë së tij. Qëllimi i kristalit është që katër heronjtë e rinj të shpërndahen dhe të vendosin rregull si edhe të mbajnë ekuilibrin në botë. Jetimët nuk janë shumë të bindur për detyrën e tyre, por pavarsisht vendosin të shkëputen nga familjet e tyre adoptive për të vendosur rregull në botë. Kjo devijon pak nga historitë e tjera të lojrave seri Final Fantasy edhe pse në kontekst qëndron përsëri detyra e vështirë për të shpëtuar botën.

Loja do të përpunohej shumë më vonë dhe falë konzolës Nintendo DS, ajo do të kthehej tek adhuruesit në një formë më të zhvilluar. Edhe pse historia nuk është modifikuar qoftë edhe një grimë, ambijentet tre dimensionale kanë bërë që loja të jetë shumë ndryshe në këtë pikë shikimi. Pra Final Fantasy III e re paraqitet në një formë më moderne. Për konzolën Nintendo DS, loja do të nxirrej nëshitje më 24 gusht, 2006. Ndërkohë që kjo datë i përket lëshimit të lojës në Japoni, në Amerikë do të nxirrej në shitje vetëm më 14 nëntor 2006; ky do të ishte lëshimi i parë internacional i lojës së modifikuar.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]