Final Fantasy XII
Final Fantasy XII (Fantezia e Fundit 12 - ファイナルファンタジーXII Fainaru Fantajī Towerubu) është seria e dymbëdhjetë e lojrave Final Fantasy të prodhuara dhe zhvilluara nga Square Enix për konzolën Sony PlayStation 2. Loja doli për herë të parë në shitje më 16 mars të 2006-tës. Kjo për sa i përket lëshimit në Japoni, sepse në Amerikën Veriore do të nxirrej në shitje vetëm më 31 tetor të 2006-tës. Më 15 nëntor një demo e kësaj loje, u lëshua në Amerikë bashkë me paketën e lojës Dragon Quest VIII. Loja në Evropë zyrtarisht do të dilte në shitje më 23 shkurt 2007.
Historia zhvillohet në provincën e Ivalice. Ndërmjet luftës së perandorive si Archadia dhe Rozarria, mbretëria e vogël e Dalmascës gjendet shpejt në mes të tyre. Archadia shumë shpejt do të pushtojë Dalmascën dhe një luftë do të filloj edhe një herë. Princesha Ashe, si kryetare e rezistencës për çlirimin e Dalmascës, takohet me Vaan, një djalosh i ri jetim dhe endacak që ëndërron më shumë se sa duhet ndonjëherë. Shumë shpejt personazhet bashkohen me njëri tjetrin dhe fillojnë një luftë të ashpër kundra tiranisë së Perandorisë së Archadias.
Më 16 mars 2006, Final Fantasy XII do të vlersohej me nota të larta nga kritikët. Në revistën Famitsu në Japoni, loja do të merrte të gjitha pikët e mundshme. Kjo ishte thjeshtë një përsëritje për Square Enix, pasi Final Fantasy I dhe Final Fantasy X gjithashtu kishin fituar pikët maksimale. Kritika të shumta kanë ardhur edhe nga burime të tjera dhe gjithmonë loja ka marrur vlersimet maksimale.
Si gjithmonë Square Enix, e nxjerr prodhimin e saj me vonesë në vëndet jashtë Japonisë. Kjo bën që një pjesë e adhuruesve të kërkojnë lojën në burime të tjera, që përfshin edhe rrugë ilegale duke bërë që S.E të humbasë shumë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me filmin Final Fantasy – Advent Children – ku adhuruesve nuk i’u prit deri sa filmi të dilte në treg, por filluan t’a shkarikonin atë nga interneti me anë të torrenteve ose mënyrave të tjera. Tashmë Square Enix ka ndërmarrë masa për të pastruar lidhjet dhe vendet që shërbejnë si dhënie të lojës edhe pse akoma edhe sot ka me qindra site që e ofrojnë një shërbim të tillë. Square Enix duhet të marrë në konsideratë të lëshojë lojën më shpejtë në versionet e tjera, pasi nuk është hera e parë që ajo dëmtohet në këtë mënyrë. Në shumë forume, fanatikët e serive Final Fantasy, shprehen se për ta nuk është shumë e rëndësishme kosto e lojës dhe se e rëndësishme është koha e lëshimit të lojës. Kjo mbase po e bën pak të vështirë luftën e firmës kundrejt piraterisë në internet.
Një album me këngët e kësaj loje do të nxirrej pak më vonë nën titullin Final Fantasy XII soundtrack. Mendohet se disku i lëshuar nga Tofu Records përmban 31 këngë të ndryshme me temat e Final Fantasy XII. Këngë si ajo e Angela Akit, Kiss Me Goodbye (një këngë përshtypje-lënëse tek adhuruesit), është gjithashtu e përfshirë në këtë CD.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]