Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/5

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marx Reichlich: Vrasja me gurë e Shën Shtjefnit, 1506

Vrasja me gurë (latinisht lapidatio, nga lapis ‚gur‘) është një formë mijëra vjet e vjetër e ekzekutimit, e cila dëshmohet për shumë shoqëri të antikitetit.

Vrasja me gurë duket se ka qenë metoda standarde e dënimit me vdekje në Izraelin e lashtë. Përdorimi i tij vërtetohet në epokën e hershme të Krishtërimit, por gjykatat hebraike në kohët e mëvonshme përgjithësisht e shmangnin dënimet me gurë. Këto ligje kanë një rëndësi të veçantë për besimtarët konservatorë për shkak të origjinës së tyre shkrimore, megjithëse në praktikë ato kanë luajtur rol kryesisht simbolik dhe kanë tendencë të keqpërdoren.

Ajo ushtrohet deri më sot në disa vende dhe rajone të mbizotëruara nga feja islame, me vendime të organeve juridike, monarkike ose gjyqësore ose si mjet linçimi: ndër të tjera në Afganistan, provincën AçehIndonezisë, Iran, Irak, Jemen, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vëmendjen e opinionit ndërkombëtar tërhoqi vrasja e gurë më 2004 e tunizianes Ghofrane HaddaouiFrancë. Në Afrikë është e përhapur dhe e toleruar nga shteti vrasja me gurë sidomos për të fajësuarit për vjedhje ose për magji.

Dënimi zbatohet nga një grup njerëzish, të cilët vrasin duke e goditur me gurë në kokë dhe trup personin e ngulur në tokë deri në brez ose gjoks.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]