Jump to content

Wikipedia:Mirësevini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Wikipedia:Mirëserdhët)
Administrata

Wikipedia është një enciklopedi e lirë dhe e hapur, e shkruar në bashkëpunim nga lexuesit e saj. Faqet janë WikiWiki, d.m.th. çdo njeri, edhe ju, mund të redaktoni dhe përmirësoni çdo artikull menjëherë duke shtypur lidhjen Redaktoni që duket pothuajse në çdo artikull të Wikipedias. Disa artikuj janë të mbrojtur për të mirëmbajtur paraqitjen dhe integritetin e Wikipedia-s. Nëse ju duhet ndihmë zgjidhni njërën nga këto lidhje:

Shfletoni Wikipedia-n

Wikipedia në gjuhën shqipe nuk ka shumë artikuj, pranaj ndihma juaj për të shtuar artikuj është shumë e nevojshme dhe e vlefshme. Për të shfletuar faqet që ekzistojnë deri tani, shkoni tek Faqja Kryesore dhe ndiqni lidhjet në subjektet që dëshironi. Ka edhe një opsion për të kërkuar dhe një lidhje për artikuj të ndryshëm, Faqe e rastit.

Në qoftë se dëshroni të jepni një opinion për një artikull, mund të vendosni komentin tuaj duke shtypur Diskutoni faqen e cila ju sjell tek faqe diskutimi. Kjo lidhje do t'ju çojë në një faqe nga e cila mund të shtypni Redaktoni faqen dhe të vendosni komentin tuaj.

Për të gjetur artikujt e lidhura bashkë, shtypni Lidhjet këtu poshtë çdo faqe dhe do të shihni një listë lidhjesh tek faqe të tjera që lidhen aty.

Tani për tani mund të qëllojë të gjeni edhe faqe që janë në anglisht. Ky mund të jetë gabim ose thjesht një faqe e cila duhet përkthyer. Në qoftë se gjeni ndonjë gabim përkthimi përsa i përket vetë Wikipedia-s (jo tekstit të artikujve), lini një mezazh këtu ose bëjeni vetë ndryshimin tek meta:LanguageSq.php. Vini re se ndryshimi nuk do të duket menjëherë sepse duhet freskuar nga një zhvillues.

Redaktoni

Gjithkush mund të ndryshojë artikujt në Wikipedia, duke përfshirë akoma edhe këtë faqe! Thjesht shtypni lidhjen Redaktoni faqen në qoftë se mendoni se artikulli duhet përmirësuar; shih Wikipedia:Si redaktohet një faqe dhe Wikipedia:Tekste gati. Nuk ka nevojë për leje të veçantë për ta bërë këtë, por ju rekomandojmë të hapni një llogari më parë dhe të "futeni" brenda. Kjo do t'ju japë faqen tuaj dhe mundësinë për të rregulluar disa opsione. Për ta provuar që tani mund të "praktikoni" në livadh.

Mënyra më e thjeshtë për të ndihmuar është të përktheni artikuj nga Wikipediat e tjera. Sidomos tani kemi nevojë për ato faqe që kanë të bëjnë me vetë Wikipedia-n, ose siç themi "ndodhen në hapësirën Wikipedia" si p.sh. kjo faqe. Për këtë shikoni versionin anglez. Gjithashtu, kur shikoni ndonjë gabim tek kjo Wikipedia, thjesht rregullojeni. Deri tani ka 101.080 artikuj në Wikipedian Shqiptare dhe me ndihmën tuaj ky numër do të rritet.

Wikipedia ka disa rregulla dhe udhëzime që mund t'i lexoni. Në veçanti duhet të paraqisni artikujt në pikëpamje neturale dhe çdo kontribut jepet sipas licencës GNU Free Documentation License (GFDL). GFDL-ja siguron që Wikipedia të vazhdojë të jetë e lirë përgjithmonë (Shikoni Wikipedia:Të drejta kopimi për më shumë). Gjithashtu është mirë të përdorni emra në trajtën e shquar për titujt e artikujve (p.sh.: Tirana dhe jo Tiranë).

Argëtohuni!

Bashkësia e Wikipedia-s

  • Wikipedian-ët - listë e redaktorëve të Wikipedia-s, mund të vendosni veten tek kjo listë nëse dëshironi.
  • Administruesit - listë e redaktorëve që kanë të drejtë "sysop".