Jump to content

Xhaferr bej Vila

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhaferr bej Vila
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
12 dhjetor, 1921 – 24 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaF. Noli
Në detyrë
11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935
Paraprirë ngaHysen bej Vrioni
Pasuar ngaFuat Asllani
Të dhëna vetjake
U lind më1888/1889
Frashër, Perandoria Osmane
Vdiq më30 prill, 1938
Formia, Itali
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, diplomat karriere

Xhaferr bej Vila (Frashër, 1888/1889 - Formia, Itali 30 prill 1938) qe nëpunës i Perandorisë Osmane dhe më pas i Shqipërisë, ministër, dhe diplomat shqiptar. Qe gjithashtu president i klubit të tenisit në Tiranë.

Leu në Frashër të Përmetit më 1888 ose më 1889 në derën e Vilakëve, i biri i Tefik beut.

Kreu idadinë në Përmet dhe ruzhdijen në Janinë. Më 1911 u diplomua në shkollën e lartë administrative të Stambollit, "Mylkie". Dinte shqip, turqisht, greqisht dhe frëngjisht. Më 1911 nis stazhin në Ministrinë e Financave të Perandorisë, më pas kaloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punoi gjer më 1921.

Me gjasë prej thirrjes së kunatit, Sulejman Delvinës, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në hapat e para të administratës[1]. Emërohet sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme në dhjetor të 1921 dhe në qeverinë jetëshkurtër të Idhomene Kosturit mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Nga viti 1922 dhe deri më 1929 qe sekretar i përgjithshëm i po kësaj ministrie[2].

Më 1924 është anëtar i komisionit kundër burokracisë. Më 1929 - 1932 ministër i Shqipërisë në Beograd dhe ministër joqendërues në Bukuresht. Më 1932 - 1933 do të shërbente si ministër i Shqipërisë në kryeqytetin e Greqisë. U rikthye në postin e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Evangjeli, 1933-1935. Misioni i tij i fundit diplomatik do të ishte si ministër i Shqipërisë në Romë, 1935-1938.

Vdiq aksidentalisht më 30 prill 1938, ngase avioni me të cilin po kthehej në Romë pas dasmës së Mbretit Zog, u rrëzua[2].

  1. ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Özdalga E., Late Ottoman society: the intellectual legacy, studimet SOAS/RoutledgeCurzon të Lindjes së Mesme. 3. Routledge. fq. 330. ISBN 0-415-34164-7
  2. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 249. ISBN 978 9943 56 22 5