Jump to content

Fuat Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fuad Asllani
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
21 tetor, 1935 – 7 nëntor, 1936
Paraprirë ngaXhaferr Vila
Pasuar ngaEkrem Libohova
Të dhëna vetjake
U lind më27 shtator, 1897
Bejrut, Perandoria Osmane
Vdiq më27 maj, 1981
Elbasan, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, diplomat, politikan

Fuat ose Fuad Asllani (Bejrut, 27 shtator 1897 - Elbasan, 27 maj 1981) ka qenë jurist, nëpunës, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.

U lind në Bejrut, i biri i Bexhetit[1]kadiut Asllan efendi nga Nepravishta, asokohe i ati ishte drejtor i idadijesHamësvilajetin e Shamit, Siria e sotme.[2] Në vitet 1908-1917 ndoqi në Stamboll arsimin fillor dhe atë të mesëm tek "Robert College". Më 1917-1923 me anë të një burse akorduar nga komanda ushtarake austro-hungareze në Shkodër, i jepet një bursë me anë të së cilës studjoi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Vienës.[3] Në të përkohshmen Djalëria që botonte rinia studentore shqiptare në kryeqytetin austriak botoi disa artikuj me tematika juridike, politike e kulturore, shkruajti poezi dhe përktheu autorë francezë, gjermanë dhe anglezë. Nënshkruhej me pseudonimet “Fedo Lami”,[1] si dhe "F.A.".[4]

Më 1923-24 u punësua si sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më 14 korrik 1924 sekretar i organizatorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sterling, pas tri ditësh caktohet anëtar i Gjyqit të Diktimit. Me humbjen e Lëvizjes së qershorit, në dhjetor largohet nga Shqipëria për në Itali, ku qëndroi pak kohë në Brindisi e Bari. Kaloi në Zvicër, ku drejtoi gazetën "Liria Kombëtare", pastaj u kthye në Bari dhe në vitin 1926 në atdhe.

Në trevjeçarin 1926 - 1929 punoi si avokat në Delvinë. Më 1929 ndihmësanëtar i Këshillit të Shtetit. Më 1929-32 dhe 1933 u emërua drejtor administrativ e konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 1932-33 caktohet drejtor i Drejtorisë Politike të së njëjtës ministri. Më 1933 dërgohet i ngarkuar me punë në Londër.

Në qeverinë Frashëri i jepet portofoli i ministrit të Punëve të Jashtme. Më 1937 zgjidhet deputet i prefekturës së Gjirokastrës, dhe vazhdoi të ishte i tillë edhe pas pushtimit italian. Më 1945-46 së bashku me Adem Balliçin ushtroi tregtinë e duhanit në Tiranë. Në vitin 1946 Omer Nishani i propozoi marrjen e një drejtorie në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk pranoi. Më 1947 u largua nga Tirana dhe u vendos në Elbasan ku vazhdoi duke ushtruar profesionin e avokatit. Më 3 maj 1951 e arrestojnë dhe më 4 tetor 1951 Gjykata e Korçës e dënoi me 15 vjet heqje lirie me akuzën se i kishte "shërbyer regjimeve të Zogut e fashizmit, kishte marrë pjesë në mbledhje kundër LANÇ-it dhe se kishte menduar rrëzimin e pushtetit popullor". Vendim ky që u ndryshua nga Gjykata e Lartë duke u bërë me 5 vjet burg e punë të detyruar. U lirua nga burgu më 3 maj 1956.

Në vitet 1959 - 1967 vazhdoi të punonte si avokat në Elbasan deri kur u suprimua si profesion, ku dhe ndërroi jetë më 27 maj 1981.[3]

  1. ^ a b Çobani, Bexhet (30 tetor 2021). "Dr. Fuad Asllani Nepravishta, ministri i Jashtëm i harruar i Shqipërisë". Faktor.al. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2021. Marrë më 2 janar 2022.
  2. ^ Clayer, Nathalie (2020). "Shtojcë për Studentët shqiptarë në Mekteb-i Mülkiye: rrjetet shoqërore dhe prirjet ideore". Përpjekja. XXI (36–37): 252.
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 79. ISBN 9789994356225.
  4. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 36.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)