Xhamia Ebu Bekër
Xhamia Ebu Bekër, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, është xhamia kryesore e qytetit të Shkodrës në Shqipëri.
Xhamia është projektuar nga byroja arkitektonike ARC Architectural Consultants[1] dhe është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit.[2] Është emëruar sipas Ebu Bekrit (572–634), kalifit të parë pas profetit Muhammed. Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995, ndërsa u rinovua në vitin 2008.[3]
Xhamia, që sot ndodhet në fund të pedonales dhe përballë Hotel Colosseo, ofron me hapësirën e saj rej 622.72 m2 vend të mjaftueshëm për 1,300 besimtarë. Dy minaretë janë nga 41.11 metra të larta. Kupola qendrore ka një lartësi prej 24 metrash.[4]
Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkratërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj: xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.[5]
Galeria
-
Pamje e brendshme e kupolës së xhamisë
-
Pamje e xhamisë gjatë natës
-
Pamje e brendshme e xhamisë
Referimet
- ^ "Digital Library". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ zur Person: Zamil Abdullah Al Zamil
- ^ UDHA ISLAME Viti XIII - Nr. 11 (153), nëntor, 2015
- ^ "islamshkoder". Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2010. Marrë më 11 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Norris, H.T. (1993). Islam in the Balkans: religion and society between Europe and the Arab world. University of South Carolina Press. fq. 76. ISBN 0872499774.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Ebu Bekr Mosque. |