Xhamia Kasabtuli në Dhaka
Xhamia Kasabtuli në Dhaka | |
---|---|
কাস্বাবটুলি মসজিদ | |
Emra alternativ | Koshaituli Xham-e-Masxhid |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Aktive |
Tipi | Xhami |
Vendndodhja | Rruga P.K. Ghosh, Koshaituli, Dhaka e Vjetër, Bangladesh |
Qyteti | Dhaka |
Koordinatat | 23°42′58″N 90°24′18″E / 23.716094°N 90.405°E |
Lansuar | 1919 |
Përfundimi | 1945 |
Renovimi | 1971 |
Height | |
Roof | Tre kupola |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Abdul Bari, Kamrudin Sardar |
Xhamia Kasabtuli është një nga xhamitë më të zbukuruara në Dhakën e Vjetër, në Bangladesh. Dekorimet e saj të nënshkruara janë delikate dhe të një lloji të veçantë.[1][2]
Themelet e Kasabtuli Xham-e-Masxhid u hodhën në vitin 1919 (viti 1338 i hixhrit), nga Abdul Bari Bepari dhe të tjerë në zonën e vjetër të Dhakës në Bangladesh.[3] Së fundmi ka marrë emërtimin "Koshaituli Xham-e-Masxhid" që i referohet "koshaive" (kasapëve) që banonin në këtë zonë të vjetër të qytetit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua nga Kamrudin Sardari. Ndërtimi i saj zgjati deri në vitin 1945 dhe u rinovua në vitin 1971. Ndërtesa e xhamisë pati një ndikim të rëndësishëm mbi myslimanët e Bengalit, pasi kur u themelua në vitin 1919 ajo futi artin dhe arkitekturën para-mogule.
Banorët vendas në vitin 1919 (gjatë themelimit të kësaj xhamie) mendohej se ishin ndjekës të Maulana Keramatit. Gratë vendase thuhej se ishin eksperte qëndistare të motiveve të bukura floreale, mbishkrimet në formë ylli dhe dizajneve gjeometrike përreth sallës qëndrore të Arkitekturës Mogule, ndërsa shmangja e motiveve me njerëz dhe kafshë tregon ndjekjen rigoroze të artit islamik.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo xhami me tre kupola me hulli është e veshur me copa qeramike ose "çini-tikri". Dizajni i zoklaturës së lartë të ndërtesës, i ndjekur nga dizajni me tre kupola, ku kupola më e madhe është në mes, dy kupolave më të vogla, ishte Modeli tipik Mogul. Kjo xhami plotë ngjyra të bukura ka një verandë rrethuese në faqen e saj veriore.
Interioret e xhamisë përmbajnë motive vazosh me lule, florale dhe kaligrafie arabe. Dizajni artistik dhe aftësistë dekoruese përfaqësojnë ndikime me origjinë perse duke paraqitur dëshmi të mbizotërimit të Islamit në rajon.[4]
Fasada perëndimore e ndërtesës qëndron pranë dy kullave të larta, të shoqëruara me torretëza dhe kupola. Faqja perëndimore ose muri i kiblës (drejtimi nga luten myslimanët) së xhamisë është mur i zgavërt në mënyrë të lugët, me një kupolë të rrumbullakët në formë qepe në krye dhe i dekoruar me motive të bukura floreale dhe vazo lulesh.
Dekorimet plotë ngjyra floreale janë të vendosura te dyert e sallës kryesore bashkë me harqet shumë-fletësh. Salla kryesore e xhamisë bujt 120 veta, ndërsa salla e jashtme mund të bujt deri në 1 000 veta duke u lutur njëkohësisht. Përdorimi i pllakave të glazuara nuk u fut te banorët vendas hindu deri sa u pa zbukurimi i kësaj xhamie.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia Yjore
- Xhamia Bait Ur Rauf
- Xhamia Baitul Mukarram, Dhaka
- Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit
- Bangabhabani
- Curzon Hall
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Islami në Bangladesh
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nazir Hossain (1995). Kingbodontir Dhaka (në bengalisht). Three-star Co-operative Multipurpose Society Ltd.
- ^ Anwar Hossain (1992). Dhaka Portrait, 1967-1992: Images, Concept, Photographs, Designs & Layout (në anglisht). AB Publishers. OCLC 28183554.
- ^ Zakia Rahman (11 gusht 2003). "Koshaituli Mosque: Echoing back Islamic voice" (në anglisht). The Daily Star. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2015. Marrë më 20 tetor 2024.
- ^ Rafia Afrin (tetor 2011). "Heritage of Medieval-Mosques in Dhaka". Dhaka Calling (në anglisht). Vëll. IX no. 13.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rafia Afrin (tetor 2011). "Heritage of Medieval-Mosques in Dhaka". Dhaka Calling (në anglisht). Vëll. IX no. 13.
- Henry Glassie (1997). Art and Life in Bangladesh (në anglisht). Indiana University Press. fq. 42–43. ISBN 978-0-253-33291-2.
- Henry Glassie; Firoz Mahmud (2003). "Architecture, Bangladesh". përmbledhur nga Peter J. Claus; Sarah Diamond; Margaret Ann Mills (red.). South Asian Folklore: An Encyclopedia: Afghanistan, Bangladesh, India, Nepal, Pakistan, Sri Lanka (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-415-93919-5.
- Sayed Mahmudul Hasan (1987). Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Islamic Foundation Bangladesh.
- Anwar Hossain (1992). Dhaka Portrait, 1967-1992: Images, Concept, Photographs, Designs & Layout (në anglisht). Dhaka: AB Publishers. OCLC 28183554.
- Nazir Hossain (1995). Kingbodontir Dhaka (në bengalisht). Three-star Co-operative Multipurpose Society Ltd.