Xhamia e Ballies

Xhamia e Hasan Balizades (ose e cilësuar si Xhamia Blu), sot Xhamia e Kohës, ishte ndërtuar pas xhamisë së Nazireshës. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. "Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën". Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të arkitekturës shqiptare islamike, kur modeli klasik osman i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtënn gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minareja në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ origjinal të saj si në zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe ballkonit, i vetmi i këtij modeli në Shqipëri. Familja që e drejtonte xhaminë para se komunistët të vinin në pushtet quhej familja Kulla. Ishte familjar me tregetaret edhe haxhit.
Informacione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rindërtuar në Vitin: 2023
- Sipërfaqja: 1776 m²
- Krye-Arkitekti: Jurtin Hajro
- Arkitektët: Jurtin Hajro, Artan Hysa, Premton Braha, Gentian Kica, Olsi Aluku, Ardiola Bardhoshi, Fiona Mali.
- Inxhinieri i Strukturës: Endri Zhuleku
- Ndriçimi i Brendshëm & Jashtëm: Memo Lighting
- Dekorimi i Brendshëm: Officina Design
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2025, ajo fitoi çmimin si "Ndërtesa e Vitit 2025” në kategorinë "Arkitekturë Fetare"[1], nga faqja ndërkombëtare më e madhe e arkitekturës, ArchDaily.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia e Hasan Balizades ose Xhamia e Ballies | ADE Arkivuar 3 janar 2019 tek Wayback Machine