Xhamitë e prishura në Elbasan
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Ndër xhamitë monumentale të Elbasanit përmenden edhe: Xhamia e vjetër e Fatihut. Ndodhej diku afër portës së Kalasë. Sot nuk gjenden gjurmë të saj. Xhamia e Gazit të Sinanit. Njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetëve” për shkak se në të gjithë muret e saj ishin shkruar vjersha, lëvdata e fjalë profetike nga poetët dhe udhëtarët që vinin nga të katër annët e Perandorisë. Sipas Çelebiut, në muret e saj kishte aq shumë mbishkrime sa mund të formohej një vëllim me 1500 faqe. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili jetoi në vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartë. Ka qenë oficer pallati në kohën e Sulltan Sulejmanit, guvernator në Gaza e Tripoli. Kryevezir më 1582 dhe guvernator i Damaskut më 1568. Mendohet se ka financuar ndërtimin e xhamisë që njihet me emrin xhamia e Gazit. Pas kësaj periudhe permenden edhe xhamia e Lepurit, xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakëve, xhamia e Beqarëve dhe 20 medrese. Sipas kronikanëve xhamitë e zotëroninn një cilësi të tillë ku të gjitha minaret ishin në harmoni mes tyre në të njëjtën lartësi. Xhamitë kanë qenë ndërtuar në qendër të qytetit.
Xhamia e Ballijes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia e Ballijes ose e cilësuar si “xhamia Blu e Elbasanit” është ndërtuar pas xhamisë së Nazireshës. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII, në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu. Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar nndërmjet vitit 1608 dhe 1609. Elementë përbërës të saj si salla e faljes, portiku, minareja etj plotësohen me siluetën e një kupole gjysmësferike me një tambur poligonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë së Ballies ka qenë minareja, e cila për nga lartësia, modelimi dhe ballkoni kanë qenë të vetmet e këtij lloji në Shqipëri. Xhamia e Ballijes ndodhej pranë vendit ku sot është Teatri Skampa. Komuniteti mysliman i Elbasanit ka pasur shumë kontestime për mospërfshirjen e objektit në planin urbanistik për qendrën e re të qytetit. Në truallin e xhamisë është vendosur me anë të planit Urbanistik që të jetë një hapësirë e gjelbëruar.
Xhamia e Agait
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia e Biçakçizades e njohur edhe si xhamia e Agait vlerësohej si xhamia e katërt në Elbasan për nga pikëpamja e vlerës arkitekturore. U shpall monument kulture dhe i mbijetoi Revolucionit Kulturor më 1967, por u shkatërrua në fillim të viteve '70.[1] Plani rregullues i qytetit të Elbasanit e përjashtoi atë nga monumentet e kulturës, ndonëse kishte vlera të veçanta arkitekturore, pasi ekzistenca e saj kishte lidhje me emrat e arkitektëve të mëdhënj shqiptarë të kohës. Xhamia mendohet se ka qenë e projektuar nga Sedefqar Mehmet agë Biçakciu dhe u ndërtua disa vite më vonë. Sipas Çelebiut, xhamia është me e re se ajo e Ballijes dhe se kishte një minare shumë të bukur. Ka mendime se kjo xhami është ndërtuar në vitin 1640. Xhamia e Agait ka ekzistuar pranë vendit ku sot ndodhet Albtelekom, dhe dy ndërtesa banimi.
Xhami të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 175, 178. ISBN 9789290632429.