Jump to content

Xhamia e Ballies

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia e Ballijes)
Rindërtimi i xhamisë në një stil modernist-perëndimor pas shkatërrimit të saj

Xhamia e Hasan Balizades (ose e cilësuar si Xhamia Blu), sot Xhamia e Kohës, ishte ndërtuar pas xhamisë së Nazireshës. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu.

Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. "Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën". Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të arkitekturës shqiptare islamike, kur modeli klasik osman i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtënn gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minareja në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj sin ë zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe ballkonit, i vetmi i këtij modeli në Shqipëri.