Xhamia e Gërmovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Gërmovës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGërmovë, Viti, Kosovë
Ndërtuar1827
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës881

Xhamia e Gërmovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Gërmovë, Viti, Kosovë.[1]

Xhamia e Gërmovës është monument i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kjo Xhami është ndërtuar prej thuprav,lyer me llaç balte . Ndërsa , murimi është bërë me qerpiçë është bërë më vonë , sikundër që në vitin 1960-1970 pati një ngritje në lartësinë e objektit.Po në këtë kohë është punuar edhe kulmi i saj nga mjeshtri popullor , Ali Tërziqi nga Pozherani. Parmakët e Mahfilit i ka punuar drugdhendësi Mulla Mehmeti nga Smira , ndrësa plafonin e ka punuar haxhi Nazim Buzhala , gjithashtu drugdhendës.

Shënimet për datimin e ndërtimit të xhamisë janë të ndryshme. Një prej tyre , e përmend xhaminë si të shek.XV , një tjetër si të vitit 1447. Por , me sa duket , nga një vëzhgim serioz del të jetë se Xhamia nuk mund të jetë më e vjetër sesa 250 vjet.[2] Vetë vendësit besojnë se një ndërtim i xhamisë së tanishme mund të ketë ndodhur mbi themelet e ndonjë xhamie më të vjetër.Ndërtimi i xhamisë së re afër së vjetrës , i ka shtyrë arkeologët të bien në dilema dhe njashtu kanë zbehur forcën ekzpozuese 200-vjeçare.Vlera ka rënë.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia gjithësej ka 9 dritare katrore.Niveli i dritarëve është i ndryshëm.Dy dritaret e poshtme të fasadës veriore janë mbyllur nga xhemati sepse fqinji i parë ishte serb , zakonisht i gjuante me shishe rakie e birre , sidomos gjatë ditëve të festave fetare islame , sa që shpeshherë dy-tri njerëz kanë qenë të detyruar ta ruajnë xhaminë , derisa xhemati kryente shërbimet fetare. Xhamia ka bazë katërkëndëshe , me sipërfaqe prej 7.35 x 11.40. Themelet e xhamisë janë punuar me gurë , ndërsa muret me qerpiçë. Kulmi i Xhamisë është katërujës . Xhamia i takon tipit të xhamive lokale. Ajo nuk ka minare. Ndërsa , salla e lutjeve ka mihrabin , minberin dhe mahfilim , ndërsa i mungon qyrsi. Mihrabi është i kthyer kah Kibla . Në të dy anët është i stilizuar me lule të ndryshme.Përndryshe , dallimi nga pjesa tjetër e murit bëhet vetëm nëpërmjet gravimit sepse ngjyra është e njejtë ( e bardhë). Mund të jetë që dikur lulet e gravuara në mihrab të kishin ngjyrë tjetër. Minberi është i ndarë nga muri , sikundër ndodhë me të gjitha xhamitë e kohës.Pjesë të dekoruara në këtë xhami gjenden në minber dhe mahfil.Përndryshe , dekorimet janë bërë më dru.Ndërsa , punimi i minberit dhe i mahfilit është realizuar nga druri i bungut. Në të dy këto objekte druri është i stilizuar . Në minber ka kryesisht punime me motive gjeometrike , ndërsa në anën e dukshme , kah qendra e sallës së lutjeve ka qenë i punuar një yll prej gjashtë cepash , si ylli i Davidit , por që tani është prishur.Mahfili është i ndërtuar në vitin 1969-70 , qëndron mbi tri shtylla me kapitele.Është i shtruar me dërrasa , ndërsa parmakët kanë një formë të njëanshme të halave të peshkut, ose më saktë një përsëritje e gjysmëhënës ( hëna në formë drapëri).

Në oborrin e xhamisë janë ruajtur edhe dy gurë me mbishkrime , që u zbuluan në themelet e hajatit të Xhamisë. Qazim Namani , zyrtar i IKMMK , Prishtinë , mendon se kemi të bëjmë me një shkrim shumë të vjetër , pasi që së bashku me këta dy gurë është gjetur edhe një altar i papërpunuar.Germat në këto mbishkrime janë mjaft të dëmtuar - thotë Qazimi.Vërehet se është përdorur stili i shkrimit pa ndërprerje , andaj është interes shkencor që ky mbishkrim të studiohet nga ekspertë të kësaj fushe.Këta gurë qëndrojnë në një kënd të oborrit të xhamisë dhe janë në rrezik të zhduken nga pakujdesia pasi që është duke u ndërtuar xhamia e re . Ekipe të ndryshme kanë konstatuar se renovimi i kulmit , është i domosdoshëm , për shkak se kulmi pikon.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (14 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 72-73-74. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]