Jump to content

Xhamia e Mlikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia e Haxhi Huseinit)
Xhamia e Mlikës
Mlička džamija
Mbishkrimi në gjuhën arabe
LlojiArkitektuale
VendndodhjaMlikë, Kosovë
NdërtuarXIII
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2012
Nr. i referencës1250

Xhamia e Mlikës e njohur edhe si Xhamia e Haxhi Huseinit ose Xhamia e Ahmet Agës është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në fshatin MlikëKomunës së Sharrit (Dragash) dhe konsiderohet se është xhamia e parë dhe më e vjetër jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerësisht në këtë pjesë të Ballkanit. Ky është monument "arkitekturorë" i nënkategorisë ansambël dhe i miratuar me numër përkatës 1250.[1] Sipas një mbishkrimi nga ana e jashtme e murit të xhamisë, ndërtimi i saj është bërë në vitin 1289. Megjithatë, xhamia është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë.[2] [3]

Sipas këshillit të bashkësisë islame në Komunën e Sharrit (Dragash) në vitin 1995, ata morën një dokument zyrtar nga zyra e Myftinisë së qytetit Alepo, në Republikën Arabe të Sirisë, ku thuhet qartë se një familje e quajtur Al-Aga është shpërngulur nga Halepi në territoret e ish-Jugosllavisë, veçanërisht në zonën e njohur si Mlika. Kjo familje, sipas këtij dokumenti, ka filluar të migrojë në vitin 1095 dhe ka vazhduar deri në vitin 1291. [2] Mbishkrimi i cili ndodhet nga ana e jashtme e murit të xhamisë dhe është në gjuhën arabe është përkthyer kështu:

Shqip:"E rindërtoi këtë xhami madhështore, Ahmet Aga në vitin 1822/3 (Hixhri 1238), siç ishte ndërtuar në vitin 1289 (Hixhri 688), dhe tarihi i tha asaj”.

Bosnjan: "Dogradio ovu veljelepnu džamiju Ahmed-aga u godini 1822/23 (1238 po Hidžri) kao što je bila sagrađena 1289 (688 po Hidžri), i tarih joj reče." [4][5]

Kjo xhami shtrihet në pjesën jugore të Kosovës dhe është rindërtuar disa herë gjatë historisë së saj, falë donacioneve vullnetare të komunitetit dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Ajo është ende aktive dhe një xhemat mjaft i mirë frekuenton xhaminë veçanërisht gjatë namazitxhumasë. Sipas këtyre argumenteve, mendohet se ky objekt fetar, pas xhamive të Kërmahallës në Gumulxhine në Bullgari dhe të qytetit Madan (të ndërtuar më 1233) të Bullgarisë Jugore dhe Xhamisë së vjetër në qytetin e Beratit (Xhamia e Kuqe), është prej faltoreve të para Islame në Ballkan.[6]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Sharr, KBI (2007). "Këshilli me xhaminë më të vjetër në rajon". DITURIA ISLAME, Revistë Mujore, Fetare, Kulturore e Shkencore. 200 (xhamitë nëpër këshillat e Kosovës): 50.
  3. ^ Kosova, Parim (12 maj 2008). "Xhamia e fshatit Mlikë (Gorë) e vjetër që nga viti 1289". Koha Ditore.
  4. ^ People say that one of the oldest mosques in the Balkans in the village Mlike, Gora region, Kosovo. The mosque was built in 1289th the Gregorian calendar (688th Sefer AH) and reconstructed (expanded) by Ahmet aga 1822nd the Gregorian calendar (1238th AH)
  5. ^ "Dogradio ovu velelepnu džamiju Ahmed-aga u godini 1289. kao što je bila sagrađena 688. po Hidžri, i tarih joj reče." https://www.info-ks.net/bosnjaci/aktualno/90195/kosovo-mlicka-dzamija-najstarija-na-balkanu-potvrda-iz-damaska-foto
  6. ^ https://kohaislame.com/xhamia-e-fshatit-mlike-gore-e-vjeter-qe-nga-viti-1289/