Jump to content

Xhamia në Vryqec

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia në Vryqec
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVryqec, Dardanë, Kamenicë, Kosovë
Ndërtuar1826
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës246

Xhamia në Vryqec është një monument i trashëgimisë kulturore në Vryqec, Dardanë, Kamenicë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".Xhamia e Vryçecit është ndërtuar në vitin 1826.[2].Kryesisht e ndërtuar me gurë , hatulla si element kontstruktiv dhe argjilë.Xhamia është e vendosur në mes të dy fshatrave , Vryçecit dhe Marovcës . Gjatë gjithë kësaj kohe nuk është shfaqur asnjë konflikt edhe pse të dy fshatrat e kanë përdorur për shërbime fetare.Xhamia është pa minare.

Përshkrimi

Ka një të veçantë krahasuar me xhamitë e tjera sepse sallës së lutjeve i prin një korridor i ngushtë , i cili anash ka dy dhoma.E e cila anash ka dy dhoma.Njëra dhomë kishte shërbyer për mësim-besimin e vijuesve , ndërsa tjetra për fjetje të imamit , nëse ai ishte nga ndonjë fshat tjetër. Murimi me gurë , gjerësia e murit prej 70 cm si dhe lartësia e objektit , që është e ulët se normal , flasin për një vjetësi të çmueshme. Brendia e sallës është e njejtë , sikurse tek xhamitë tjera.

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |1= (Ndihmë!)
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (14 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 69. ISBN 978-9951-8760-3-2.

Lidhje të jashtme